Saturday, November 23, 2024

(Video) Vllaznia e femrave bën detyrën. Mund Partizanin 7-0 dhe kryeson kampionatin me 15 pikë të plota

Lexo

Vllaznia-Partizani  7-0

(Shënues: Autogol Beqiraj, Megi Doçi(2), Tarah Patterson, Ersi Lufo(2), Klaudia Borci

Pesë javë kampionat, pesë fitore, 15 pikë të grumbulluara, 32 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ky është bilanci i Vllaznisë në futboll për femra, për të cilën duket se Kampionati Kombëtar është një formalitet i tëri. Kjo, pasi asnjëra prej skuadrave kundërshtare nuk arrin të rivalizojë, duke bërë që edhe këtë sezon sportiv, Vllaznia të ketë rival vetëm veten e saj.

Kështu ka ndodhur edhe në përballjen e sotme, kur për llogari të javës së pestë të kampionatit, në Shkodër ishte mysafir ekipi i Partizanit.

Një skuadër kjo, e cila falë përkujdesjes së drejtuesve të klubit të kuq, është formatuar me lojtare cilësore dhe të perspektives, e cila javën e kaluar u mund në limin e kohës së rregullt nga Tirana.

Përballë një Vllaznie potente, e cila po përgatitet për sfidën e tretë të ndeshjeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, Partizani ishte i vetëdijshëm që nuk nuk mund të bënte se sa një përfaqësim dinjitoz, sepse fitorja për kuqeblu ishte “detyrë shtëpie”.

Megjithëatë, për 30-të minuta, skuadra e kuqe arriti ta mbajë rezultatin në barazpeshë, deri në atë moment, kur mbrojtësa e tyre, Beqiraga, në tentativë për ta larguar nga zona e saj e çon në rrjetën e Partizanit.

Kaq ishte qëndresa e skuadrës mike, sepse më pas në fushën e lojës dikton vetëm Vllaznia. Goli i dytë i realizuar nga Megi Doçi, merr duatrokitje të sumta nga tifozëria e pranishme, pasi realisht mënyra e realizimit me një rrofeshatë spektakolare-tip Ronaldo, e bën të festojë fort edhe vetë Megin.

Në pjesën e parë ka vend edhe për një gol tjetër kuqeblu, autor i së cilës është amerikanja Tarah Patterson, ndërkohë që 45 minutëshi i dytë prodhon edhe katër gola të tjerë për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka. Autorë të këtyre golave janë Ersi Lufo me dopietë, për të vijuar me Doçin që edhajo siglon dopierten e saj në këtë ndeshje, dhe për ta mbyllur me golin e talentes së re 16 vjeçare, Klaudia Borci.

Përfundimisht, 7 me 0 për Vllazninë, që kryen me sukses edhe një tjetër “detyrë” shtëpie” duke firmosur fitoren e pestë radhazi në po kaq javë kampionat, dhe me 15 pikë të grumbulluara është kryesuese me meritë e kampionatit kombëtar.

(Video) Golat e shënuar nga futbollistet kuqeblu në ndeshjen, Vllaznia-Partizani 7-0, filmuar nga FSHF-Java e pesë e kampionatit futboll femra

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img