Vllaznia-Apolonia 1-1(Shënuese: Lisandra Tenutti 3’/Carmen Montengro 80’)
Vllaznia, kryesuese e Kampionatit Kombëtar të Superligës së futbollit femra dhe Apolonia e vendit të dytë, u përballen pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadër të javës së 16-të.
Një ndeshje që ka nisur me gol, kur që në të treten minutë, skuadra mike kalon në avantazh falë golit të shënuar nga Lisandra Tenutti.
Një gol që befasoi skuadrën kuqeblutë e cila edhe pse gjatë 45 minutave të para luftoi fort duke krijuar presion në portën fierake, por pa mundur të shënojnë golin e barazimit.
Tekniku Nikolin Leka, e nisi pjesën e dytë me disa ndryshime në formacion si dhe në rreshtim duke orientuar skuadrën me lojë sulmuese.
Në këtë mënyrë, pas disa rasteve në portën fierake të mbrojtur nga portjerja Afi Amenyeku, në minutën e 80-të vjen edhe goli i barazimit shënuar nga Carmen Montengro.
Më pas ka vend edhe për një gol të të dytë, të cilën e kërkojnë të dyja skuadrat, por edhe pse rastet në të dyja portat respektive nuk mungojnë, vërshëllima përfundimtare e gjyqtares kryesore të takimit, Egantina Pjetrushaj fikson barazimin 1 me 1.
Barazim ky që i lë skuadrat në të njëjtat pozita, Vllaznia kryesuese e vetme e tabelës së kalsifikimit me 40-të pikë, plus 8 pikë nga Apolonia e vendit të dytë.
Në vend të tretë është Gramshi me 29, Teuta me 28, Partizani 21, Kinostudio 13, Egnatia 10, Atletik Klub 7, Lushnja 1.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Apolonia 1-1, si dhe prononcimin e trajnerit të Vllaznisë Nikolin Leka, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


