Sunday, September 8, 2024

(Video) Vllaznia e nis me fitore Superligën e Basketbollit Meshkuj. Kuqeblutë mundin Skënderbeun në shtëpi me 51 pikë diferencë(98-47)

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu   98-47

( 23-9, 22-7, 30-22, 23-9)

Vllaznia: Edon Kuçi, Craig Saab, Veton Gjeçaj, Redi Rakaj, Elian Memçaj, Sead Kopliku, Rajen Mbiara, Antonio Shabani, Bujar Tafa, Elidon Bitri, Mateo Bushgjokaj. Trajner: Damian Bekteshi

Skënderbeu: Anxhelio Gjikas, Bruno Topi, Martin Mitace, Leon Thanas, Endri Habip(C), Mario Bala, Kristi Beba, Dhimiter Riza, Johan Pambuku, Leonel Nasi, Andre Prenda. Trajner: Ilir Nika

Gjyqtar: Ervin Koci, Serxho Gjoni, Berlin Xhilaga

Ndonëse me probleme të shumta organizative, Vllaznia e basketbollit meshkuj e ka nisur mbarë Kampionatin Kombëtar të Superligës. Kalendari i javës së parë e përballi Vllazninë me ekipin e Skënderbeut të Korçës, ndeshje kjo e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit  “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Për hirë të realitetit, duhet thënë se Vllaznia ishte me fat që në hapje të kampionatit luajti ndaj një skuadre modeste si Skënderbeu duke i dhënë mundësi trajnerit Damian Bekteshi që ta konsilidojë sa më shumë skuadrën e tij, përfshirë këtu edhe amerikanin e ardhur ditët e fundit, Craig Saab.

Me një ndërthurje të elementit më me përvojë si dhe të rinjëve që tashmë dominojnë në radhët e skuadrës shkodrane, Vllaznia fitoi periodën e parë 23 me 9, diferencë kjo ë u thellua edhe më tepër me fitimin e periodës së dytë me shifrat 22-7 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 45-16.

29 pikët e diferencës në favor të Vllaznisë, thellohen edhe më shumë në pjesën e dytë të ndeshjes. 30 me 22 për Vllazninë mbyllet perioda e tretë, ndërkohë që e katërta me shifrat e periodës së parë, 23-9.

Mbyllja e të gjithë ndeshjes e gjen Vllazninë në avantazhin e thellë, 98 me 47 duke bërë që diferenca të jetë në kufijtë e 51 pikëve. Një fitore padyshim shumë e rëndësishme në aspektin e pikëve të para të marra në kampionat, por nga ana tjetër shumë e dobishme edhe në aspektin psikologjik duke rritur moralin e basketbollistëve për ndeshjet e tjera, ku për javën e dytë, kalendari e vendos Vllazninë të lujë në transfertë me skuadrën e fortë të Tiranës.

(Video) Pamje nga ndeshja e basketbollit meshkuj, Vllaznia-Skënderbeu, 98-47. Java e pare e Superligës

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img