Saturday, July 27, 2024

Ahmataj: “Tirana nuk ka eufori, klasikja është speciale por kemi edhe shumë ndeshje përpara”

Lexo

Julian Ahmataj debutoi me fitore në derbin e shqipërisë Vllaznia-Tirana me rezultatin 0-1, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore”. Pas ndeshjes, Ahmataj u shpreh për MCN TV:

Fitorja? Merita nuk është e imja në këtë ndeshje, pasi me një ditë askush nuk mund të bënte gjë. Klubi vendosi të bëjë ndryshime, dhe u mora në këtë detyrë provizisht deri në gjetjen e një timonieri. Djemtë sot dhanë maksimumin dhe kjo është ajo çfarë klubi kërkon, për t’iu përligjur investimeve të bërë në këtë sezon. Vllaznia na rrezikoi në 2-3 momente, pasi kishin shtatlartësi, por ne e menaxhuam mirë ndeshjen.

Rikthimi te fitorja? Futbollistët duhet të impenjohen për të ecur përpara. Tirana nuk ka eufori, pasi kemi fituar një ndeshje. Klasikja është speciale, por kemi edhe shumë ndeshje përpara.

Çfarë do të bëjë me mirë? Qarkullimin e topit duhet ta përmirësojmë, pasi i kemi mundësitë. Në pjesën e parë morën shumë lodhje, por besoj se kjo gjë do të rregullohet në vazhdim.

Pse futbollistët nuk patën këtë grintë dhe karakter edhe me Laçin? Në çdo vend vijnë situata të tilla. Mund të vijnë edhe në fillim të kampionatit, ka një lloj relaksimi që e pësoi edhe Tirana. Ne nuk kemi vënë në diksutim cilësitë që ka kjo skuadër.

Abdullai që debutoi me Tiranën? Ne kemi dhe Leo Kozin, një tjetër portier të ri dhe ka dalë nga akademia e Tiranës. Portieri që kemi aktivizuar në portë për shkak se Lika e kërkoi vetë, që të pushonte. Portierët e ri është e vështirë të bëjnë paraqitje të mira, por në këtë sfidë bëri mjaft mirë.

Lika është  tërhequr? Do të jetë pjesë e skuadrës drisa Selmani të rikthehet, pasi mund të jetë e nevojshme të luajë sërish për të ndihmuar ekipin. Nuk është tërhequr.

Çfarë ndryshimet bëtë në këtë javë? Çdo futbollist duhet të japë kontributin e tij për të ndihmuar skuadrës. Skuadra e di çfarë dëshiron dhe sot dhamë një sinjal pozitiv. Një nga dy mbrojtësit duhet të ngrehet lart për t’i dhënë skuadrës gjerësi dhe thellësi për të ndihmuar ekipin. Ngarkesa psikologjike ndikon dhe shyqyr skuadra i mori sinjalet e duhura dhe reagoi.

A do t’i kërkonit presidentit të të lërë në dorë skuadrës? Unë jam në dispozicion të klubit dhe do të jap maksimumin për të çuar këtë ekip përpara. Unë do të jap më të mirën time në çdo pozicion që do të jem. Jo vetëm trajneri kontribuon në skuadër, pasi lojtarët e stoli bënë ndryshimin.

A ke dëshirë të mbash këtë skuadër gjatë? Kjo pyete nuk bëhet tani. Nuk varet nga unë. Gjithsesi unë kam shumë dëshirë. Vlerësimi për trajnerit nuk vjen pas një humbjeje apo fitoreje, por shikohet në stërvitje se si e menaxhon grupin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img