Laçi-Vllaznia, 0-10(Shënuese: Megi Doçi 7’, 13’, 17’, 32’, 41’, 63’, 71’, Marie Presley 30’, Azar Coad 34’, dhe Klauda Borçi 90’)
Superliga e futbollit për vajza, luajti sot ndeshjet e javës së 16-të, ku njëri prej çifteve ishte, Laçi-Vllaznia. Edhe pse skuadra kurbinase ishte pritëse, me mirëkuptimin e dy skuadrave, ndeshja u zhvillua mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” edhe për faktin se e gjithë përbërja e ekipit laçja është me futbolliste shkodrane, ndërkohë që edhe stafi teknik me dy trajnerët, Eles Legata dhe Robert Karma, është nga Shkodra.
Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka qënë dominuese e të gjithë ndeshjes, dhe në fund është shpërblyer me fitoeren e thellë, me rezultatin 0 me 10.
Shtatë nga dhjetë golat e Vllaznisë mbajnë firmën e të zakonshmes Megi Doçi, e cila në këtë ndeshje tundi plot shtatë herë rrjetën kurbinase, ndërkohë që tre golat e tjerë kanë për autore Marie Presley, Regjine Jones dhe Klauda Borçi.
Me tre pikëshin e marrë nga Laçit, Vllaznia vazhdon të kryesojnë Superligën e futbollit për vajza, duke qënë në kuotën e 43 pikëve. Pas kuqebluve është Gramshi dhe Apoloni me 37 dhe 36 pikë, dhe Partizanin me 31 pikë, ekipe këto që së bashku me Vllazninë do të jenë pjesë e “Final 4”.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Veriu Sport, trajneri Nikolin Leka, pranoi se falë diferencave që kanë dy skuadrat në përbërjen, skuadra e tij nuk e pati të vështirë fitoren.
Ndërsa, zëvendëstrajneri i Laçit, Robert Karma, duke nënvizuar forcën e Vllaznisë, u shpreh i kënaqur nga loja e futbollisteve të tij. Karma, shtoi se duke qënë në mesin e tabelës së klasifikimit, Laçi është brenda objektivit, dhe më shumë se gjithçka vlerëson vajzat e reja që kanë në dispozicion, të cilat premtojnë shumë për të ardhmen.
(Video) Prononcimet e plota të trajnerëve Nikolin Leka dhe Robert Karma, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU