Friday, March 29, 2024

(Video) Vllaznia e volej meshkuj, fiton me set final ndaj Skënderbeut dhe kualifikohet në gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu 3-2

(14-25, 26-24, 25-13, 23-25, 15-13)

Vllaznia dhe Skënderbeu në volejboll për meshkuj janë ndeshur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e Kupës së Shqipërisë. Një duel ky shumë interesant, i cili ashtu si edhe në ballafaqimin për kompeticionin e Kampionatit, është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive dhe rivalitet deri në pikët vendimtare të fitimit të setit të pestë final.

Vllaznia ka dalë fituese me rezultatin 3 me 2, por duhet thënë se fitorja e saj është arritur përmes drithërimash të shumta. Kjo, për faktin se skuadra mike nga Korça, në përbërjen e së cilës luajnë si titulalrë tre volejbollistë shkodranë, Gledis Dibra, Tuad Drinazi dhe Klaudio Preka ka luftuar fort për të fituar këtë duel.

Korçaët kanë befasuar kur kanë fituar setin e parë me diferencë pikësh, 14-25. Më pas është Vllaznia që kundrapërgjigjet me fitimin e dy seteve radhazi, ku i dyti është shumë emocionues pasi përfundon me pëkët shtesë 26-24, ndërkohë që i treti më me lehtësi, 25-13.

Të krijohet përshtypja se kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja do ta vijojnë edhe me fitoren e setit të katërt dhë të gjithë ndeshjes, 3-1, por ndodhë e kundërta, sepse Skënderbeu fiton setin e katërt me shifrat 23-25 duke e çuar ndeshjen me set final.

Emocionet e verteta të kësaj ndeshje janë rezervuar për setin e pestë. Me avantazhin e Vllaznisë 8-7, ndërrohen fushat, ndërkohë është përsëri Skënderbeu që befason teksa është në avantazh 9-12. Përvoja e kapitenit Nikolin Qafarena bën që kuqeblutë të jenë më konkludues në pikët vendimtare duke arritur ta fitojnë këtë set me shifrat 15-13 si dhe të gjithë ndeshjen me rezultain e përgjithshëm me sete, 3-2.

(Video) Vllaznia-Skënderbeu  Volej Meshkuj 3-2. Kupa e Shqipërisë-18 nëntor 2022(Seti i katërt dhe pestë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img