Bylis-Vllaznia 0-1(Shënues: Lirim Kastrati 28’)
Gjyqtarë: Enis Dishani, Emigers Ganxhi Taulant Kasa. Arbitër i katërt Ermis Çelaj. VAR Juxhin Xhaja-AVAR Albano Stolaj.
Kuqeblutë e Vllaznisë kanë kaluar me sukses ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë teksa ka mundur në transfertë Bylisin me rezultatin 0 me 1. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një penallti e dhënë në favor të Vllaznisë në pjesën e parë, të cilën e ka shndërruar në gol Lirim Kastrati.
Në fakt, fillimi i ndeshjes ka pasur një tjetër peballti që arbitri kryesor Enis Dishani akordoi në favor të ekipit vendas pas pengimit në zonën e Vllaznisë nga portjeri Jukaj të sulmuesit ballshiot Sanogos, por që pas verifikimit të sistemit VAR është anoluar për pozicion jashtë loje.
Referuar takimit në fjalë, tekniku i Vllaznisë Edi Martini, e nisi lojën me një rotacion duke aktivizuar nga minuta e parë këto lojtarë: Jukaj; Gjini, Çelikoviç, Bajrami, Hakaj, Qato, Sala, Tafili, Kastrati, Dodaj, Bismark.
Gjatë takimit, në radhët e kuqebluve pati lëvizje nga stoli, duke i dhënë minuta edhe Muratajt, Dros, Kouro, Ares dhe Pusit.
Pas avantazhit të pjesë së parë me rezultatin 0-1, 45 minutat e dyta, e dhe pse patën përpjekje nga të dy formacionet kundërshtare nuk pati më gol duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 0 me 1.
Fitore kjo në transfertë, e cila e favorizon dukshëm Vllazninë për të kërkuar kualifikimin në gjysmëfinale për ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
(Video) Goli i shënuar nga futbollisti kuqeblu Lirim Kastrati në minutën e 28-të përmes pikës së bardhë të penalties që vendosi fatin e takimit, Bylis-Vllaznia 0-1.



