Wednesday, July 30, 2025

(Video) Vllaznia, gati për letonezët e Daugavpils. Trajneri Edi Martini: Kemi mungesa me dëmtime dhe largime, por objektivi është vetëm fitorja. Të enjten, në “Elbasan Arena”, ora 20:00

Lexo

Vllaznia është gati për letonezët e Daugavpils. Në “Elbasan Arena” do të luhet takimi i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Conference League, takim ky që do të transmetohet për publikun shqiptar në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar.

Vigjilja e ndeshjes që nis në orën 20:00 është trazuar jo pak nga dëmtimet e Malës dhe Krymit, por edhe nga largimi i Ildi Grudës, i cili ishte protagonist absolut me Egnatian në Champions. Për organikën dhe detaje rreth përgatitjeve për sfidën e radhës, trajneri i ekipit shkodran mbajti sot një konferencë për shtyp.

“Gjendja e shumicës prej lojtarëve është e mirë, Mala ka pasur probleme dhe do të jetë në stol, nëse do të jetë një ndeshje e ekuilibruar do të na duhet ta aktivizojmë. Krymi është stërvitur me ekipin, nesër do të sakrifikojë dhe do të aktivizohet nga minuta e parë. Disa gjëra nuk na kanë shkuar ashtu si duhet, por ju kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet fituar, e dimë që është e vështirë, me gjendje të mirë fizike, por ne do të futemi në fushë dhe do bëjmë punën tonë për tu kualifkuar në turin tjetër”, tha Edi Martini.

I pyetur për Ildi Grudën, një futbollist që ka jo pak kontribut në ecurinë e karrieres së tij sportive, i cili i dhuroi fitoren Egnatias mbrënjen e djeshme në sfidën e Champions League, Martini përgjigjet. “E pashë ndeshjen e Egnatias, nuk kam shumë koment, e kam mendjen te ekipi im, nuk dua ta diskutoj më këtë temë, është çështje e harruar për mua personalisht dhe për ekipin po se po, koha do tregojë çdo gjë. Nuk e di për deklaratën e tij, nuk e kam degjuar, s’më intereson”, u shpreh ndër të tjera Edi Martini.

Në fund, trajneri Martini, flet edhe për tifozërinë shkodrane, duke shprehur keqardhje për rrethanat e krijuara që zhvendosen ndeshjen në “Elbasan Arena”, por shpreson se do të ketë mbështetjen e duhur nga tifozët kuqeblu, duke besuar që edhe skuadra do t’ia shpërblejë me fitore.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edi Martini, në prag të ndeshjes Vllaznia- Daugavpils, i vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img