Thursday, November 28, 2024

(Video) Vllaznia jashtë fushe-Surpriza e Sidrit Bejlerit për Benin, tifozin kuqeblu nga Shtëpia e të Moshuarve Shkodër, në ndeshjen Vllaznia-Erzeni

Lexo

Vllaznia po bën mjaft mirë, jo vetëm në fushën e lojës, aty ku në Superiore është në vendin e dytë të renditjes me katër pikë më pak sesa Egnatia kryesuese, dhe në Kupë mes katër më të mirave të turit gjysëmfinal, por është e ndjeshme jo pak edhe në komunitet.

Kemi parasysh këtu takimet e organizuara kohët e fundit nga drejtuesit e klubit, stafi teknim dhe titullarët kuqeblu me përfësues të ndryshëm të shkollave të qytetit të Shkodrës duke e bërë Vllazninë edhe më të afërt me brezin e ri.

Ndërkohë, në kuadër të qasjes sociale që ka Klubi i Futbollit “Vllaznia”, dyert e stadiumit “Loro Boriçi” janë të hapura për mysafirë të shumtë nga brezi i veteranëve, jo vetëm të sportit shkodran, por edhe të artit, kulturës e më gjërë duke mos lënë në harresë edhe moshën e tretë.

Këtu e kemi fjalën për Shtëpinë e të Moshuarve, aty ku mbështetja e KF Vllaznia ka qënë e vazhdueshme për pjesëtarët e këtij komuniteti, jo vetëm me vizitat në institucionin e tyre, por edhe duke i ftuar të shijojnë Vllazninë në ndeshjet e luajtura në stadiumin “Loro Boriçi”.

Rasti më i fundit, është inciativa e këngëtarit të mirënjohur Sidrit Bejleri, që në bashkëpunim me KF Vllaznia, t’i bëntë një surprizë të bukur Benit, tifozit të vjetër të Vllaznisë, që Sidriti e quan një mik special, duke e ftuar të ndjekë prej së afërmi ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Erzeni

Video në fjalë, i ka të gjitha brenda, emocionet, fisnikërinë, qytetarinë, entuziasmin dhe shijen e fitores së kualifikimit të Vllaznisë në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img