Saturday, July 27, 2024

(Video-Intervista) Egzon Shimaj, futbollisti që la Kosovën për Basanian: Sapo më bëri oferten presidenti, nuk u mendova dy herë dhe erdha të kontribuoj për zonën time të Bushatit

Lexo

Egzon Shimaj, futbollisti i dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia, titullar dhe kapiten i Vllaznisë U-21, por edhe pjesë e ekipit të parë kuqeblu si dhe i ekipeve zinxhir të kuqezi, karrieren e tij futbollisti e vijoi me sukses në kampionatin kosovar. Por, ecuria pozitive e Basania FC, ekipit të Bushatit, zonën prej nga ka origjinën, e ka ngacmuar jo pak. Është kjo arsyeja, që  oferëts së presidentit Ermir Shimaj për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre, i është përgjigjur menjëherë pozitivisht.

Egzon, në opinionin sportiv ka bërë përshtypje që latë kampionatin kosovar për t’u bërë pjesë e Basanias FC të kategorisë së tretë.

Jam shumë i kënaqur që po kontribuoj për zonën time, sepse, sapo më ka bërë oferten presidenti, Ermiri, nuk e kam menduar as dy herë dhe erdha të kontribuoj për zonën time. Dhe, mund të them se jam krenar për këtë ekip, për presidentin, për gjithë shokët, për punën që po bëjmë këtu. Stërvitemi me shumë përkushtim çdo ditë të javës dhe shpresojmë që të arrijmë sa më lart.

Ky është vetëm fillimi dhe duket se Basanien e presin sfida të tjera edhe më të suksesshme.

Ky është thjeshte fillimi i një projekti, shpresojmë të zgjasë, dhe ky grup të rrijë sa më gjatë dhe të vazhdojmë kështu siç jemi.

Që do të trhotë se Shimaj, do të vazhdojë bashkëpunimin me Basanian?

Po, po, patjetër që do të vazhdoj bashkëpunimin me objektivin e realizimit të objektivave që i kemi vënë vetes për kalimin e Basanias në kategorinë e dytë, dhe më lart.

(Video) Prononcimin e plotë të video të futbollistit të Basania FC, Egzon Shimaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img