“Shoqnija “Vllaznia” e krijuar 106 vjet ma parë, në përbamje të saj nuk kishte vetëm sportin. Arti ishte një nga pikat më të forta dhe pikërisht për këtë arsye, sot me rastin e ditëlindjes së saj, “Nderi i Kombit” Bujar Qamili dhe presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi u bajnë dhuratë tifozave kuqeblu këngën më të re, kushtuar skuadrës më të vjetër në historinë e futbollit shqiptar.” Kështu shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia shoqëruar edhe me këngën më të re kushtuar kuqebluve.