Thursday, November 28, 2024

(Video) Vllaznia kërkon vijueshmërinë e rezultateve pozitive në kampionat. Tekniku Osmani kërkon fitoren, por është i kënaqur edhe me barazimin

Lexo

Dinamo dhe Vllaznia përballen të hënën në kuadrin e javës së 25-të të kategorisë superiore. Në konferencën për shtyp dhënë 24 orë përpara ndeshjes, trajneri i kuqebluve përcjellë vlerësime për kundërshtarin, por nga ana tjetër kërkon fitoren për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat.

“Dinamo duhet vlerësuar për ecurinë pozitive që ka pasur gjatë ndeshjeve të fundit, përfshirë edhe atë të javës së kaluar në transfertë me Skënderbeun. Do të jetë një ndeshje rivalësh, por ne si Vllaznia jemi të vendosur të ecim në rrugën e rezultateve pozitive”, u shpreh tekniku Osmani.

I pyetur për kritikat e bëra pas humbjes në Kupë me Erzenin, Tekniku Qatip Osmani, pranon se ka qënë një reagim ndaj skuadrës, por thotë se ka qënë momental, dhe se në përgjithësi mendon se skuadra ka luajtur mirë në këtë ndeshje. Por, që gjithësesi, për defektet e shfaqura në atë ndeshje është punuar gjatë javës për t’u eleminuar në përballjen me Dinamon.

Ndonëse, Vllaznia futet në fushë për tre pikë, dhe do t’i kërkojë t’i marrë ato, tekniku Osmani thotë se do të ishte i kënaqur edhe me një pike, përballë jë kundërshtari të tillë në transferte.

Pozitive, për teknikun kuqeblu është se për këtë ndeshje ka në dispozicion të gjithë futbollistët titullarë, përfshirë edhe mbrojtësin Hakaj, duke e konsideruar një pikë të fortë të skuadrës. Dueli, Dinamo-Vllaznia, luhet të hënën në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 17:00.

(Video) Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, në konferencë shtypi për pragndeshjen, Dinamo-Vllaznia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img