Sunday, November 24, 2024

(Video) Vllaznia lë Shkodrën, përgatitjet për Egnatian vijojnë në Durrës. Mesazhet e kuqebluve në pragsfiden me rrogozhinasit

Lexo

Kuqeblutë kanë zgjedhur bregdetin durrsak për të zhvilluar përgatitjet në prag të sfidës shumë të rëndësishme që do të kenë mbrëmjen e së dielës duke u përballur me Egnatian në kuadër të gjysmëfinales “Final 4”. Të sistemuar që prej mbrëmjes së mërkurë në një nga hotelet komode të Durrësit, seancat stërvitore po zhvillohen në fushën e kompleksit “Tropikal”, aty prej shumë vitesh ka qënë qëndra stërvitore e kombëtares kuqezi.

Grumbullime të tilla duke u zhvendosur larg qyteti të Shkodrës, Vllaznia i ka aplikuar edhe herë të tjera duke pasur si qëllim mbajtjen e skuadrës larg zhurmave të qytetit dhe me qetësinë e duhur në përqëndrim të plotë të sfidës gjysmëfinale të “Final 4”.

Përpara nisjes nga Shkodra, nga kampi kuqeblu, janë përcjellë mesazhe optimiste në lidhje me realizimin e objektivit të kualifikimit në finalen e madhe për fitimin e titullit kampion që aq shumë e presin në Shkodrës prej 23 vitesh nga titulli i fundit i fituar nga kuqeblutë.

Le të ndjekim disa prej videove, në të cilat flasin që nga kapiteni Bekim Balaj, për të vijuar me Rejan Alivodën dhe Geralb Smajlin, trajneri Thomas Brdariç, mjeku sportiv Zyhdi Çoba, deri tek entuziazmi i grupimit “Vllaznit Ultras”si dhe tifozit Nikoll Marashi, që bën thirrje për veshjen e ballkoneve të qytetarëve shkodranë me dekorin kuqeblu.

(Video) Mesazhet e kuqebluve për pragndeshjen, Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img