Monday, November 25, 2024

(Video) Vllaznia me ndryshime në formacion për ndeshjen me Teutën. Mungon Gruda, por rikthehet mbrojtësi Smajli. Trajneri Osmani: Udhëtojmë për fitore, por edhe një pikë nuk do të ishte keq

Lexo

Pas dy sfidave të parë të ditës së premte, Kukësi-Skënderbeu 0-2 dhe Erzeni-Tirana 0-2, java e 32-të e Superiores, do të vijojë ditën e shtunë me dy përballjet e spikatur, derbin Partizani-Dinamo dhe Teuta-Vllaznia.

Sa i përket çiftit Teuta-Vllaznia, tekniku i kuqebluve Qatip Osmani doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, gjatë së cilës beri të ditur se Vllaznia udhëton për fitore. Sipas tij, skuadra së bashku me stafin teknik ka analizuar defektet e paraqitura në humbjen e javës së kaluar përballë Laçit në shtëpi, gjë që pritet të ndikojë për një përformancë më pozitive në transfertën durrsake. Megjithëatë, në vijim, ai pranon se varësi të rrethanave të lojës, mund të ishte ishte i kënaqur edhe me një barazim.

Për ndeshjen ndaj durrsakëve, pritet të ketë ndryshime në formacion, ku rikthehet nga dëmtimi Smajli dhe në dyshim është mungesa e sulmuesit Gruda, ndërkohë që pritet edhe ndonjë lëvizje tjetër në formacion.

Duke folur për kundërshtarin, tekniku Osmani vlerësoi homolugun e tij, trajnerin shkodran Edi Martini që drejton Teutën, për edhe dyshen e titullarëve shkodrane që luajnë për durrsakët, Arsid Krujën dhe Elmando Gjinin, ku ky i fundit shënoi supergol ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Ndeshja, Teuta-Vllaznia, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt nga MCN TV.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani në pragndeshjen me Teutën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img