Friday, May 3, 2024

(Video) Futboll Femra. Vllaznia mysafire në Fier. Trajneri kuqeblu Nikolin Leka vlerëson Apoloninë, por objektivi është vetëm fitorja 3 pikëshe

Lexo

Apolonia-Vllaznia, është padyshim dueli më i rëndësishëm i javës së 17-të të Superiores së futbollit të femrave. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka vjen në këtë ndeshje pas fitores 4-0 ndaj një rivale tjetër si Tirana duke vijuar të kryesojnë kampionatin me  45 pikë, ndërkohë që Tirana zbret në vendin e katërt me 36 pikë. Ndërkohë, Apolonia që fitoi javën e kaluar me Laçin 10-0 është në vendin e dytë me 42 pikë, tre më pak se Vllaznia e vendit të pare.

Është kjo arsyeja që dueli Apolonia-Vllaznia që luhet pasditen e së shtunës në Fier duke filluar nga ora 16:00, konsiderohet me të drejtë si kryendeshja e e javës së 17-të.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas fitores me Tiranën, trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka, pasi analizon takimin në fjalë, flet edhe për ballafaqimin e javës së 17-të me Apoloninë. Sipas Lekës, kundërshtari duhet vlerësuar për rivalitetin që ka shfaqur gjatë viteve të fundit ndaj Vllaznisë, por nga ana tjetër, ai nuk nguron të shpalosë haptazi objektivin e fitores për skuadrën e tij në këtë ndeshje.

(Video) Prononcimi i dhënë nga trajneri i Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka në pasndeshjen, Vllaznia-Tirana 4-0 dhe pragndeshjen Apolonia-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img