Sunday, September 8, 2024

(Video) Vllaznia në Craiovë. Atmosferë entuziaste përpara ndeshjes së nesërme ndaj Universitatea

Lexo

Nga Craiova-Gaspër MARKU

Që prej pasdites së djeshme, kuqeblutë e Vllaznisë janë në Craiovë të Rumanisë. Edhe pse udhëtimi ka qenë disi i lodhshëm, ku pas fluturimit nga Rinasi është dashur të pritet  rreth 4-5 orë në aeroportin e Bolonjës, me të mbërritur në Craiovë, trajneri Mirel Josa ka nxjerrë skuadrën në stërvitje.
Ka qenë një minutazh rreth 90 minuta, ku krahas ushtrimeve atletike shoqëruar me vrapime të lehta, është punuar kryesisht në aspektin teknik dhe sidomos atë taktik.
Për këtë të fundit, aspektin taktik, Josa është parë të aplikojë disa skema që pritet të vihen në jetë gjatë ndeshjes zyrtare të nesërme ndaj Universitatesë së Craiovës, e vleshme për turin e dytë të Conference League.

Sa i përket formacionit të parë, ndonëse gjatë ditëve stërvitore në Shkodër janë paralajmeruar ndryshime në formacion në krahasim me emrat që u aktivizuan në sfiden e parë të luajtur në “Loro Boriçi”, deri më tani akoma nuk ka diçka të konfirmuar për një gjë të tillë. Më konkretisht për një gjë të tillë mund të mësohet në seancën e sotme stërvitore që do të zhvillohet në orën 19:30 në stadiumin e qytetit të Craiovës që është edhe seanca e fundit përpara zhvillimit të ndeshjes. Ajo që ia vlen për t’u theksuar është fakti se në gjirin e skuadres kuqeblu ka një optimizëm dhe mobilizim maksimal për të dhënë më të mirën e tyre, ku pas barazinit 1-1 në “Loro Boriçi”, në këtë sfidë të dytë të kërkojnë kualifikimin për në turin e tretë të Conference League.

Sipas programit të miratuar edhe nga UEFA, në orën 19:00 të ditës se sotme, në mjediset e stadiumit, “Ion Obiemenco” të Craiovës, trajneri i Vllaznise Mirel Josa, do të jetë në konferencë shtypi për gazetarët.

Gaspër Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img