Monday, September 16, 2024

(Video) Vllaznia rifillon stërvitjet në Shkodër pas kthimit nga Bosnja. 5 ditë në dispozicion për teknikun Memelli përpara nisjes drejt Belfastit për sfidën me Linfield FC. Me kuqeblutë bashkohet edhe shkodrani Dritmir Beci i ardhur nga Skënderbeu i Korçës

Lexo

Pas një pushimi dy ditor të ardhur pas kthimit nga Bosnja ku qëndroi për dy javë në një minifazë përgatitore, pasditen e së enjtes së 6 korrikut, Vllaznia ka vijuar përgatitjet në Shkodër për ndeshjet europiane.

Ka qënë fusha sportive Hasaj në Golem të Shkodrës, e cila ka pritur kuqeblutë, të cilët në fakt po në këtë fushë nisën përgatitjet në javën e parë të qershorit. Do të jenë këto ditët përmbyllëse stërvitore të skuadrës kuqeblu deri ditën e martë, pasi mesditën e së mërkurës skuadra do të niset drejt Belfastit për t’u ndeshur mbrëmjen e së enjtes së 13 korrikut me skuadrën verioirlandeze Lindfield FC për sfidën e parë të turit të parë të Uefa Europa Conferencë League.

Siç është thënë edhe më herët, Vllaznia e këtij sezoni futbollistik është krejt ndryshe nga ajo e sezoneve të kaluara. Duke nisur që nga stafi teknik dhe për të vijuar edhe tek përbërja e skuadrës, ajo ka marrë një pamje më të re duke pasur në strategji kryesisht elementin e ri.

Por, gjithësesi, boshti i skuadrës së  sezonit të kaluar është ruajtur duke i dhënë mundësi trajnerit Migen Memelli të gërshëtojë elementin e ri me atë me më përvojë. Sa i përket merkatos, deri më tani për kuqeblutë kanë firmosur plot tetë futbollistë.

Por, në këtë drejtim, firmosja e radhës pritet të jetë me të vertetë shumë e goditur. Bëhet fjalë për rikthimin në Shkodër të Ardit Krymit, futbollist ky që sezonin e kaluar luajti në kampionatin bjellorus për ngjyrat e Shakhter Soligorsk.

Nga sa bëhet e ditur, mes Ardit Krymit dhe presidences kuqeblu është arritur akordi për kushtet e kontratës, ndërkohë që pritet vetem prezantimi zyrtar i tij për median. Madje, një grup i zgjeruar i tifozëve kuqeblu i cili kishte mbërritur në qëndrën stërvitore, e priste ish mesfushorin kuqeblu që në seancën e së enjtes.

Ndërkohë, sa i përket kontigjentit që trajneri Migen Memelli kishte në dispozicion në seancën e së enjtes, mes grupit kuqeblu ishte edhe Dritmir Beci, ish futbollisti shkodran që ka luajtur për disa skuadra të futbollist shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skënderbeut të Korçës së kategorisë së parë që sezonin e ri futbollistik do të luajë në Superiore.

(Video) Pragndeshja europiane, Linfield FC-Vllaznia. Kuqeblutë në seancën stërvitore të ditës së enjte. 6 korrik 2023, fusha sportive Golem-Shkodër

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img