Friday, May 17, 2024

(Video) KF Malësia 2010 në Tuz të Malit të Zi shpallet fitues i Turneut Europian të moshave në Hercegovinë. Kryetrajneri David Camaj, i kënaqur për këtë sukses historik që arrihet për herë të parë për komunën e Tuzit!

Lexo

Futbollistët e vegjël të moshave 7-9 vjeçarë të KF Malësia 2010 që drejtohet nga kryetrajneri David Camaj kanë arritur një rezultat historik.

Turneu Ndërkomëbëtar Europian dhe më gjërë i zhvilluar në Hercegovinë me pjesëmarrjen e 120 ekipeve dhe mbi 2 mijë sportistëve të vegjël është mbyllur me fitoren e ekipit Malësia 2010.

Në përfundim të aktivitetit, futbollistët e vegjël të drejtuar nga kryetrajneri David Camaj kanë merituar medaljet e arta duke regjistruar një rezultat historik që arrihet për herë të parë në komunën e Tuzit.

Djemtë e talentuar të KF Malësia, kanë arritur të sfidojnë 5 ekipet kroate që kanë pasur në grup, ndërkohë që në vazhdin të konkurimit të njëjtën gjë kanë bërë edhe me ekipet nga Austria e Gjermania, madje edhe ato të ardhur nga Kanadaja dhe Amerika duke merituar trofen e ekipit kampion si dhe medaljet e arta.

Protagonistët e skuadrës kampione të moshës 7-8 vjeçare me trajner David Camaj, janë këto: Dionis Stanaj, Lek Ivezaj, Tici Ujkaj, Martin Dreshaj, Simon Gjeloshaj, Tadeo Juncaj, Gojcaj Alex.

Ndërkohë, edhe pse nuk arritën të shpallen kampionë, figurë shumë të mirë sportive bënë edhe futbollistët e kategorisë së moshës 10 vjeçare, të cilët në këtë turne u paraqitën me këtë përbërje: Eman Çunmulaj, Stanaj Teodor, Lorenc Kalaj, Adi Orahovac, Nikollas Gojcaj, Prenkocaj Arian, David Gjeloshaj, Matija Nicaj, Leon Camaj, Trajner: David Camaj dhe ndihmëstrajer Aleks Junçaj.

Për rezultatet e arritura, krahas futbollistëve, merita shkon edhe për stafin teknik dhe në veçanti për kryetrajnerin dhe drejtuesin e KF Malësia 2010, David Camaj, i cili me shumë pasion, përkushtim dhe profesionalizëm ka arritur që në këto 15 vite të drejtimit të këtij klubi të përgatisë breza të talentuar futbollistësh të rinj, të cilët në vazhdim janë bërë pjesë e skuadrave në kampionatet profesioniste të Malit të Zi, si dhe të kombëtares malazeze, ndërkohë që ka pasur edhe futbollistë të spikatur që janë transferuar dhe janë edhe tani në process transferimi në ekipe të njohura europiane.

Për suksesin historik të arritur në Turneun Europian mbajtur në Hercegnovinë, si dhe ecurinë e suksesshme disa vjeçare të drejtimit të KF Malësia në Tuz të Malit të Zi, flet edhe intervista e zgjeruar që drejtuesi i KF Malësia, David Camaj dha për portalin Veriu Sport.

(Video) Intervisten e plotë me kryetrajnerin David Camaj, mund ta ndiqni edhe në YOUTUVE-kanali zyrtar Veriu Sport.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img