Sunday, November 24, 2024

(Video) Vllaznia- St.Polten(Austri), sot ora 18:00 në stadiumin Ramaz Shangalia”(Gjeorgji). Presidenti Matija, premio speciale vajzave kuqeblu për kualifikim

Lexo

Vllaznia e futbollit femra sot ka një provë shumë të vështirë. Pasi kaloi me shumë sukses gjysmëfinalen e grupit 2 të “UEFA Women’s Champions League” duke mundur kampionen e Gjeorgjisë me rezultatin 0 me3, sot do të ndeshet me ekipin kampion të Austrisë, St.Polten.
Ndeshja në fjalë e vlefshme për finalen e grupit 2 do të luhet pasditen e sotme në stadiumin “Ramaz Shangalia” të qytetit gjeorgjian Kutaisi. Në pritje të kësaj sfide, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit seancat stërvitore, pamje nga të cilat mund t’I ndiqni në video që shoqëron shkrimin, dhe sipas teknikut kuqeblu futbollistët e tij janjë të karikuara për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.


Nga ana tjetër, presidenti i KFF Vllaznia Lazër Matija, ai që ka një meritë kryesore për sukseset e kësaj skuadre në vazhdimësi, po i qëndron shumë pranë skuadrës duke i plotësuar të gjithë kërkesat e duhura të standarteve bashkohore.
Për vetë rëndësinë që ka kjo ndeshje, pasi fitorja e kësaj finaleve ndaj kampiones së Austrisë në futboll femra, burime pranë presidentit Lazër Matija, bëjnë të ditur për Veriu Sport, si njëshi i klubit kuqeblu ka vendosur një premio speciale për fitoren ndaj St.Polten, fitore kjo që nëse arrihet, Vllaznia kualifikohet për herë të dytë në fazën e grupeve të “UEFA Women’s Champions League”.
(Video) Vllaznia e futbollit femra gjatë stërvitjes së djeshme në prag të finales së grupit 2 me kampion e Austrisë, St. Polten-Austri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img