Siç ishte njoftuar dhe më përpara, ndonëse shumica e kampionateve ishin mbyllur për këtë sezon, ekipi i femrave në volejboll U16, vazhdonte garën për titull.
Një maratonë ndeshjesh e nisur që në muajin Mars me pjesëmarrjen e 20 ekipeve, ku vetëm katër prej tyre, duke përfshirë Vllaznia U16, u kualifikuan në fazën finale.
Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajneri Dorian Tafa: Ania Stefani, Klea Kurti, Saira Zeqja, Jelena Brajovic, Kristel Kurti, Ilirjana Cufaj, Xheni Fishta, Nicol Cico , Adriana Lucaj , Rebeka Kalaj, e përballuan më së miri luftuan fort me objektiv fitimin e titullit kampion.
Pasditen e së dielës, Vllaznia U16 u ndesh në finale me ekipin Mirdita U16. Një finale kjo shumë e fortë dhe emocionuese, ku të dyja skuadrat e kërkonin titullin, por në fund, fitorja i buzëqeshi vajzave mirditore, të cilat u shpallen kampione të Shqipërisë për sezonin 2024-2025. Ndërkohë, Vllaznia, e mbyll me vendin e dytë duke u shpallur nënkampione, që gjithësesi është një rezultat pozitiv, pasi rrugëtimi i kësaj skuadre nga starti i kampionatit dhe deri në fund mori vlerësime pozitive.
Bazuar edhe në opinionin e specialistëve të volejbollit shkodran, ekipi kuqeblu dhe stafi teknik i drejtuar nga trajneri Dorian Tafa, premtojnë shumë, jo vetëm për forcimin e ekipeve zinxhir, por edhe për formimin e një ekipi të rriturave që mund të sjellë titullin kampion në Shkodër.
(Video) Pamje nga ndeshja finale, Vllaznia U16-Mirdita U16, bolejboll femra.
Gaspër MARKU