Portugalia është kampione e Europës për U17. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” 3-0 Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare “Shqipëria 2025”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Portugali-Francë  3-0

Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”. Luzitanët mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata.

Ndeshja nisi e qetë nga të dyja skuadrat, por me kalimin e minutave Portugalia e rriti ritmin dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me Anisio Cabral.

Luzitanët shfrytëzuan momentin e mirë dhe shënuan golin e dytë në të 38-ën me Duarte Cunha. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Në fraksionin e dytë, portugezët vulosën fitoren në minutën e 60-të me Gil Neves, i cili shënoi golin e tretë për Portugalinë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe finalja e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u mbyll me fitoren e Portugalisë 3-0.

Mbyllet këtu Europiani historik i zhvilluar në Shqipëri, ku për dy javë kryefjala në vendin tonë ishte futbolli.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

“Final 4”-Shpërthen Egnatia, shpartallon Elbasanin 4-0, sinjal për titullin kampion!

Elbasani-Egnatia 0-4 Golat:Bakajoko 28,45+1,Fernando 45+3,Aleksi 87(11-m) Kartonë të verdhë:A.Kasa 16,Lajthia 36,Gomes 41,Tsague 83/Aliev 36,Jaime 41,Poci 49,Tandilashvili 67,Sota 75,Fangaj 91,Aleksi 91 Elbasani:Totoshi,Lila,Azemovic,A.Kasa,Musta(K.Kasa 46),Manellari(Olberkis...
- Advertisement -spot_img