Sunday, November 24, 2024

(Video) Vllaznia U21 mund Egnatian, 3-1 Golat për kuqeblutë i shënojnë Dulaj, Gomes dhe Kodra

Lexo

Vllaznia U21- Egnatia U21,  3-1(Shënues: Dulaj 3’, Gomes 20’, Kodra 56’)

Është luajtur në Shkodër ndeshja e Kampionatit Kombëtar të 21 vjeçarëve, në mes Vllaznisë vendase dhe Egnatias mysafire. Takimi i vlefshëm për javën  e dhjetë u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rushi” të Shkodrës, ku krahas tifozërisë kuqeblu, si gjithmonë të pranishëm kanë qënë edhe pjesëtarë të stafit teknik të ekipit të parë.

Dhe, kjo ndër të tjera e ka edhe një arsye, pasi në ndeshjen e sotme për Vllazninë U21 kanë luajtur edhe disa futbollistë të Vllaznisë së madhe, të cilët për mungesë aktivizimi në skuadrën e parë morën minuta sot në fushën e lojës. Të tillë ishin, Dragoshi, braziliani, Bruno Gomesh, Beci, Asani, Dulaj, Paloka, Delaj, etj.

Ballafaqimi në fjalë nisi në mënyrën më të mirë skuadrën kuqeblu, e cila arrin të kalojnë në avantazh që në minutën e tretë me autor Dulajn. Edhe pse në avantazh të një goli, djemtë kuqeblu, që në mungesë sot të trajnerit Ergi Borshi, drejtoheshin nga zv.traneri Fatjon Kadija, vazhdojnë të sulmojnë duke nxjerrë në dritë edhe golin e dytë.

Këtë radhë autor i golit është braziliani Bruno Gomeshë, i cili në minutën e 20-të e çon avantazhin e kuqebluve në 2 me 0. Disavantazhi prej dy golash bën që skuadra mike të shumëfishojë forcat në vijën e parë sulmuese dhe pas disa aksioneve në portën e portjerit Bunjaj, nxjerr në dritën golin e parë me autor Rrapi që shënon në minutën e 31-të duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë.

45 minutëshi i dytë nis përsëri me sulme të Egnatias, e cila kërkon që të barazojë rezultatin, por nga ana tjetër, tekniku Kadija në stolin e Vllaznisë merr masat e duhura, jo vetëm për mbrojtjen por edhe për sulmin. Dhe, në këtë mënyrë, është sulmuesi Kodra, që në të 56-tën minutë godet saktë në portën rrogozhinase duke shënuar golin e tretë dhe të qetësisë për Vllazninë.

Minutat në vazhdim sjellin një dëmtim të sulmuesit Antonio Delaj, i cili detyrohet të largohet nga fusha e lojës. Megjithatë kuqeblu, arrijnë të mirëadmistrojnë rezultatin, kjo edhe për meritë të portjerit Bunjaj që në dy momente bëhet shpëtimtar i portës kuqeblu.

Në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 3 me 1, ku në një farë mënyre, 21 vjeçarët kuqeblu, morën hakun e asaj fitoreje që Egnatia realizoi dy javë më parë në Rrogozhinë ndaj Vllaznisë së madhe me rezultatin, 3-0.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllanzia U21-Egnatia U21, e fituar nga kuqeblutë me rezultatin 3 me 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img