Thursday, May 16, 2024

Ndeshja e fundit në grupet e Europa League, UEFA i jep sifdën e arbitrit Enea Jorgjit për Atalantën e Gjimshitit

Lexo

Atalanta luan të enjten ndeshjen përmbyllëse të Grupit D në Europa League ndaj polakëve të Rakow në transfertë, sfidë kjo në të cilën “bergamaskët” luajnë si të kualifikuar për raundin pasardhës me italianët që kanë siguruar edhe vendin e parë në grup.

Nga ana tjetër, për polakët nuk ka asnjë shans kualifikimi e ndoshta kjo gjë ka ndikuar, që UEFA t’ia besojë këtë sfidë një arbitri shqiptar e më konkretisht, një ndër më të mirëve, Enea Jorgji, me këtë të fundit, që nuk gjykon për herë të parë në Evropë.

Në sfidën e “bergamakëve” të Berat Gjimshitit, Jorgji do të ketë edhe ndihmën e asistentëve Denis Rexha e Ridiger Çokaj, ndërsa roli i arbitrit të katërt i është besuar Florian Latës e në dhomën VAR do të jenë gjyqtarët spanjollë Carlos del Cerro Grande dhe Guillermo Cuadra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Vllaznia Volej meshkuj U-21 shpallet kampione e Shqipërisë. Kuqeblutë fituan në transfertë finalen e tretë me Partizanin

Partizani U21-Vllaznia U21, 0-3( 21-25,18-25,17-25) Formacioni i Vllaznisë: Gilman Talani, Juri Lumanaj, Mario Lugaj, Sead Durro, Viktor Bazhdari, Mateo Qeseri,...
- Advertisement -spot_img