Friday, October 17, 2025

(Video) Vllaznia Volej Femra-Dobrina Hadji(Toseva), lojtarja më e re kuqeblu. Trajneri Dorjan Tafa, vlerëson maqedonasen, pritet edhe një përforcim tjetër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në një prononcim të pak ditëve më parë për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë Volejboll Femra, Dorjan Tafa, teksa fliste për skuadrën e tij, e cila përbëhej me vajza të reja, shtronte si domosdoshmëri përforcimin me lojtare të përvojës. Dhe, nuk ka vonuar, ku falë mbështetjes nga Shoqata e Volejbollit Vllaznia dhe Bashkia Shkodër, ka ardhur firma e parë.

Ajo është, Dobrina Hadji –Toseva, një volejbollistja, e cila luan në pozicionin katërsh, me një eksperiencë në Kampionatin e volejbollit të Serbisë, Bosnjes dhe Maqedonisë së Veriut.

Me të mbërritur në Shkodër, volejbollistja në fjalë ka dhënë kontributin e saj në fitoren e Vllaznisë ndaj Korabit për javën e dytë të Kampionatit Kombëtar.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, tekniku Tafa shprehet i kënaqur për reagimin e skuadrës së tij në përballjen me Korabin në transfertë, ndërkohë që duke folur konkretisht për blerjen e re, Dobrina Hadji –Toseva nga Maqedoania e Veriut, trajneri Tafa, e konsideron një përforcim të rëndësishëm.

Kalendari i javës së tretë të Superligës së volejbollit femra, e përball Vllazninë me  Dinamon, një skuadër e mirëinvestuar, ku këtë sezon drejtohet nga trajneri me përvojë, Orlando Koja. Por, megjithatë, trajneri Tafa, bën të ditur se duke shpresuar edhe në një përforcim tjetër të këtyre dy ditëve, Vllaznia do të luftojë fort për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Dinamos.

(Video) Prononcimin e plotë të tekniku Dorjan Tafa, si dhe pamje nga seanca stërvitore e Vllaznisë me blerjen e re Dobrina Hadji –Toseva nga Maqedonia e Veriut, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar: Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img