Vllaznia në volejboll për meshkuj është përforcuar me dy volejbollistë të huaj, gjë të cilën në fakt e kishte paralajmëruar edhe më heret, presidenti i Vllaznisë në volejboll meshkuj Aleksander Leqejza.
Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur në seancën stërvitore të radhës të zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, kur braziliani Arua Guimaraes dhe Jose Verdi nga Venezuela, janë vënë menjëherë në dispozicion të trajnerërëve, Artan Kalaja dhe Ermal Kraja.
Sipas presidentit të Vllaznisë në volejboll meshkuj Aleksander Leqejza dhe stafit teknik, se lojtarët e ardhur janë një përforcim i rëndësishëm për realizimin e objektivit që ka Vllaznia për kualifikimin në fazën Play Off.
Lojtarët në fjalë, i përkasin repartit të sulmit, në qëndër dhe anësorë, por që edhe mund të zhvendosen në pozicionin diagolal. Me aktivizimin e tyre, përkrah edhe lojtarëve të tjerë shkodranë, synohet të përforcohet vija e parë në shënimin e sa më shumë pikëve në shërbim të ekipit kuqeblu.
Por, merkato e Vllaznisë në volejboll për meshkuj duket se nuk ndalet këtu, sepse dyshja e volejbollistëve nga Brazili dhe Venezuela të pasohen edhe me blerje të tjera, për të cilat presidenca është në kontakt me menaxherët përkatëse.
Nga sa bëhet e ditur, përforcimet e reja në radhët e kuqebluve, pritet të jenë në fushën në ndeshjen e radhës, ku Vllaznia do të përballet me Skënderbeun e Korçës, një rival direkt për një vend në fazën Play Off.
(Video) Pamje nga stërvitja e Vllaznisë në volejboll meshkuj, me praninë edhe të blerjeve të reja, Arua Guimaraes nga Brazili dhe Jose Verdi nga Venezuela, si dhe prononcimi i Aleksander Leqejzes, President i Vllaznisë volej meshkuj.
Gaspër MARKU