Ashtu siç ishte planifikuar edhe më herët, sipas rregullores së UEFA-s kuqeblutë e Vllaznisë si skuadër pritëse, kishin privilegjin që seancën e fundit stërvitore ta zhvillonin 24 orë përpara ndeshjes në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku nesër mbrëma do të luhet ndeshja zyrtare, Vllaznia-Universitatea e Craiovës.
Pasi ka udhëtuar nga, aty mjediset e Gardenland Resort të Barbullushit ku janë të grumbulluar prej 4-5 ditësh, në orën 20:30 autobusi i skuadrës kuqeblu ka mbërritur në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku skuadra e drejtuar nga tekniku Mirel Josa ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore anti-Universitatea.
Nga sa është parë, skuadra ka qënë e plotë në minutazhin e fundit stërvitor dhe në radhët e kuqeblu, futbollistë dhe drejtues dukej optimizëm për të bërë më të mirën në sfidën zyrtare të nesërme. Me grupin ka qënë edhe Liridon Latifi, i cili duket se ka lënë pas problemet fizike dhe stafi po mendon ta ketë me kontigjentin e stolit në dispozicion për ta përdorur me ndonjë minutazh të caktuar në rast nevoje të skuadrës gjatë ecurisë së lojës.
(Video: Seanca stërvitore e fundit e Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”-pragndesha me Universitatenë)