Vllaznia-Partizani 3-2(12-25, 25-21, 15-25, 25-23, 15-13)
Emocione pa fund ka përcjellë dueli në mes Vllaznisë dhe Partizanit në volejboll për femra, takim ky i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje kjo që amatorët e volejbollit, brenda dhe jashtë vendit patën rastin ta ndjekin nga transmetimi i drejtpërdrejt që portali Veriu Sport përcolli nga pallati i sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës.
Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, pasi ka sfiduar një javë më parë Tiranën në transfertë bën të njëjtën gjë edhe ndaj Partizanit, dy skuadra këto të mirëorganizuara që në objektiv kanë fitimin e trofeve.
Fitorja ndaj Partizanit është arritur me përmbysje, pasi ndeshja e luajtur pasditen e së premtes ka prezantuar një Partizan që ka qënë dy herë në avantazh me sete, dhe atëherë kur u mendua se Partizani do të fitonte 1 me 3, Vllaznia realizon përmbysjen e madhe, duke e barazuar rezultatin në 2 me 2 dhe më pas të fitojë të gjithë ndeshjen me meritë, 3 me 2.
Sa për statistikë, Partizani me katër volejbolliste shkodranë në përbërjen e tij, ndër të cilat spikatnin Petëza dhe Kiri, fiton etin e parë dhe të tretë përkatësisht 12-25 dhe 15-25. Ndërkohë, Vllaznia kundrapërgjigjet me fitoren e setit të dytë me shifrat 25-21 dhe më pas edhe të setit të katërt 25-25, si dhe të setit final 15-13 duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2.
Një fitore për të cilën ka meritë e gjithë skuadra, por padyshim përvoja e vetereanes Esmeralda Tuci si dhe e Klodeta Zhivani bëri diferencen në fushën e lojës.
(Video) Ndeshja Vllaznia-Partizani, 3-2, me transmetim direkt nga Veriut Sport.