Saturday, November 23, 2024

(Video) Volejboll Femra, Vllaznia nuk ia del përballë skuadrës kampione. Skënderbeu kampion e mund 3-0

Lexo

Skënderbeu – Vllaznia 3-0 (25-13, 25-19, 25-10)

Ashtu siç parashikohej, transferta e Korçës për Vllazninë e volejbollit femra ka rezotuar të jetë e vështirë. Skuadra e drejtuar nga trajnerja Nora Deda ka pasur përballë Skënderbeun kampion në fuqi dhe që për momentin është skuadra absolute të volejbollit shqiptar për femra.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës ka pasur vetëm një protagonist. Ai ka qënë Skënderbeu, i cili falë edhe kualiteteve që ka në skuadër, përfshirë edhe shkodranen Sara Malaj, nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren ndaj Vllaznisë mysafire.

25 me 13 në favor të Skënderbeut janë shifrat e setit të parë, të cilat nuk kanë nevojë për koment duke treguar se Vllaznia bëri shumë pak në këtë set.

Në të dytin, volejbollistet kuqeblu shfaqen më aktive në fushën e lojës dhe me pikët e shënuara duket se mund të jenë ato fituese të këtij seti, por kampionet në fuqi korçare nuk falin dhe e mbyllin edhe setin e dytë në favor të tyre me shifrat 25 me 19.

Me avantazhin e seteve 2 me 0, përballë një Vllaznie tashmë të demoralizuar në fushën e lojës, Skënderbeu i drejtuar nga trajneri Orlando Koja nuk e ka aspak të vështirë ta fitojë edhe setin e tretë, këtë radhë me shifrat e thella 25 me 10.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-0 duke kryesuar me meritë kampionatin e Superligës së femrave. Ndërkohë që për Vllazninë, kjo është humbja e dytë në kampionat pas asaj të pësuar në javën e parë në shtëpi me Pogradecin, ndërkohë që në javën e dytë doli fituese me Barletin.

(Video) Pamje nga ndeshja e volejbollit femra, Skënderbeu-Vllaznia 3-0 luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës.

Tonin FRROKU-Gazetar sportiv Korçë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img