Saturday, October 12, 2024

Post Dinamo-Vllaznia. Ky është futbolli që të çon në ekstazë por edhe të zhgënjen pa masë! Opinion nga Ermir Vajushi, trajner futbolli në Gjermani

Lexo

Ky është futbolli që të çon në ekstazë por edhe të zhgënjen pa masë!

2 javë më parë, fituam në durrës në sekondën e fundit (me meritë), sot humbëm në sekondën e fundit (jo me meritë)

Ndoshta kartoni i kuq për Salaj lujti rolin e vet pa diskutim, por ajo që në një farë mënyre duhet të na shqetësojë është fakti që, pavarsisht se kemi filluar të prodhojmë futboll dhe të përjetojmë kënaqsi, kjo fatkeqsisht ndodhë vetëm në pjesët e para, ndërsa në pjesët e dyta, duket sikur nuk kemi më freski për të vazhduar të bëjmë të njajtën lojë dhe rrezikojmë shumë.

Duhet të pranojmë ama që të bësh një presing ultra ofensiv për tan lojën asht shumë e vështirë dhe të duhet përgatitje shumë e lartë fizike e gjithë skuadrës, çka nuk besoj se e kemi.

Ndoshta duhet të jemi pak më të zgjuar…

Megjithatë… nuk jam dakort që të fillojmë dhe të kritikojmë shumë randë skuadrën pas kësaj humbjeje!

Futbolli është i tillë!  VLLAZNI

Ermir Vajushi-Trajner futbolli në Gjermani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img