Kompeticioni Kupës së Shqipërisë në Volejboll ka luajtur ndeshjet e javës së katërt. Një javë kjo jo e suksesshme për ekipet e Vllaznisë, pasi të dy ekipet, meshkuj dhe femra janë mundur në këtë javë me rezultatin 3 me 0.
Meshkujt e drejtuar nga trajneri, Artan Kalaja kanë qënë mysafir në Korçë, në një duel që në fakt ka qënë shumë i dyluftuar. Këtë e tregojnë edhe pikët e seteve, sidomos i dyti dhe i treti, që për të përcaktuar fituesin janë dashur pikët shtesë.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit, “Tamara Nikolla” ka nisur më mirë për korçarët vendas, të cilët fitojnë me lehtësi setin e parë me shifrat 25 me 16. Ndërkohë, në dy setet e tjera, loja e Vllaznisë ka përmirësim të ndjeshën.
Por, pikërisht në pikët vendimtare, Skënderbeu tregohet më i saktë në fushën e lojës. Barazimi në setin e dytë shkon deri në 26-26, dhe më pas korçarët e mbyllin me sukses duke e fituar atë, 28-26. Me të njëjtin rivalitet është zhvilluar edhe seti i tretë, ku përsëri barazimet avancojnë deri në pikët 24-24, dhe në fund, janë përsëri korçarët që shënojnë dy pikët e fundit duke fituar setin 26-24 si dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm të seteve, 3 me 0.
Me humbje, po 3 me 0, e ka mbyllur ndeshjen e javës së katërt të Kupës së Shqipërisë edhe ekipi i femrave, i cili është mundur në shtëpi nga ana e ekipit të Tiranës. Por, ndryshe nga rivaliteti në ndeshjen e meshkujve, tek ballafaqimi i femrave, është dominuar tërësisht nga ekipi i Tiranës, i cili duke fituar setin e parë 16-25, të dytin 16-25 dhe të tretin 14-25, fitojntë gjithë ndeshjen me rezultatin 0 me 3.
Pas këtyre humbjeve të javës së katërt, të dy ekipet e Vllaznisë renditen në vendin e tretë në grupet e tyre respektive, ku për momentin janë jashtë dy vendeve të para që kualifikohen në finale.
(Video) Pamje nga ndeshja, Skënderbeu-Vllaznia, 3-0, volejboll meshkuj. Kupa e Shqipërisë, java e katërt.