Wednesday, November 27, 2024

(Video) “VolejPoja Beach Trophy 2023”-Plazhi Velipojë Shkodër. Fitues Deborah Keçi nga Tirana dhe Valmira Ramadani nga Kosova për femra dhe Ledion Martiro- Andi Bareti, nga Tirana për meshkuj

Lexo

Plazhi i Velipojës në Shkodër priti Turneun tradicional “Volejpoja Beach Trophy 2023”, që Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Velejbollit e organizon për të gjashtin vit duke sjellë pranë pushuesve të shumtë që kanë zgjedhur bregdetin velipojak për të kaluar pushimet verore.

Aktiviteti në fjalë që zgjati për tre ditë me radhë kishte për pjesëmarrës 20 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova. Në dy ditët e para u zhvilluan ndeshjet eleminatore, ndërkohë që emocionet më të shumta i sollën ndeshjet finale për femra dhe meshkuj.

Finalja e parë ishte ajo e femrave, ku në garë ishin dyshja shkodrane, Antoneta Molla dhe Xhesi Kaçi si dhe nga ana tjetër një dyshe mikse me Deborah Keçi nga Tirana dhe Valmira Ramaradani nga Kosova. Një ndeshje kjo, ku në setin e parë kishte më tepër rivalitet duke nxjerrë fituese dyshen Keçi-Ramadani me rezultatin 21-18, ndërkohë që seti i dytë u fitua më me lehtësi nga çifti Deborah Keçi-Valmira Ramadani duke fituar të gjithë ndeshjen 2-0.

Pas duelit të femrave, në fushën e volejbollit të rërës, e cila ishte e rrethuar me shumë spektator, pushues të Plazhit të Velipojës, u luajt finalja e meshkujve me çiftin shkodran, Juli Talaj dhe Kristian Kola si dhe atë nga Tirana, Andi Bareti dhe Ledio Martiro.

Shumë rivalitet në setin e parë, ku për të përcaktuar fituesin janë dashur pikët shtese. Çifti nga kryeqyteti fiton me shifrrat 20 ne 22. Në setin e dytë ka një përmirësim të ndjeshëm të lojës së ekipit shkodran teksa kryeson fillimisht, por më pas dyshja tiranase, Bareti-Martiro fiton 21-18 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 0 me sete.

Në përfundim të dy finaleve janë organizuar ceremonitë përkatëse për shpalljen e fituesve. Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Rudi Beka, fillimisht ka përshëndetur aktivitetin duke përgëzuar organizatorët si dhe pjesëmarrësit në garë ndërkohë që më pas, së bashku me Drejtorin e Sporteve të Bashkisë Shkodër, Alban Hasani, ka shpërndarë medaljet dhe trofetë për tre vendet e para për femra dhe meshkuj.

I pranishëm në ndeshjet finale ka qënë edhe Presidenti i Shoqatës së Volejbollit femra Vllaznia, Florian Zekja, i cili duke qënë ndër mbështetetësit kryesorë të aktivitetit, përpos dorëzimit të trofeve ka akorduar premio financiare për dy ekipet fituese:  Deborah Keçi nga Tirana dhe Valmira Ramadani nga Kosova, për femra dhe, Ledion Martiro – Andi Bareti, nga Tirana, për meshkuj.

(Video) Pamje nga Turneu i volejbollit në rërë, “Volejpoja Beach Trophy 2023”, zhvilluar për tre ditë me radhë në plazhin e Velipojës-Shkodër

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img