Thursday, May 16, 2024

Boks-Europiani i Boksit për të rinjë. Përfaqësim dinjitoz i boksierëve shkodranë, Lazri dhe Kuçi, shqiptari Adam Maca, medalje e artë për Anglinë

Lexo

Një përfaqësim dinjitoz duhet konsideruar konkurimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian të boksit për Junior i zhvilluar në Ploiesti të Romanisë. Pjesë e delegacionit sportiv kuqezi kanë qënë edhe dy boksierët shkodranë, Arba Kuçi dhe Jurgen Lazri, sportistë këto konkurues në peshat 54 dhe 63 kg.

Arba Kuçi, vajza e ish boksierit kampion të Vllaznisë, Jetmir Kuçi që sot është trajneri i vajzës së tij, është e para boksiere femër që ka regjistruar ndeshjen e pare zyrtare të boksit femëror në Shqipëri. Në Europianin e Romanisë ajo u ndesh me boksieren kampione të Romanisë, Trigos Bocur. Ndonëse kishte përballë një boksiere me përvojë më të madhe të ballafaqimeve ndërkombëtare, shkodrania Kuçi ishte mjaft dinjitoze në ring duke dyluftuar si e barabartë me kundërshtarin deri në mbyllje të takimit. Në përfundimin të ndeshjes rezultati ishte 27-30 duke shpallur fituese boksieren rumune.  Në këtë mënyrë, me këtë humbje Arba Kuci e mbyll këtu rrugëtimin e saj për këtë Kampionat Europian, por me siguri, me atë çfar paraqiti në ring, dha premisa për një të ardhme mjaft pozitive në veorimtaritë e tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër boksieri kuqezi, Jurgen Lazri, 15 vjeçari i cili konsiderohet si një ndër boksirët më të talentuar të boksit shqiptar kaloi me shumë sukses ndeshjen e parë eleminatore duke mundur me rezultatin e thellë 5 me 0 rivalin e tij, kampionin e Lituanisë, Pilat Radoslav.  Duke konkuruar në peshën deri në 63 kg, Lazri që shoqërohej nga trajneri i tij, Klaodio Çekini, u kualifikua në tetë më të mirët e Europës, duke bërë që në raundin tjetër të ndeshet me kampionin e Moldavisë, Guranda Daniil.

Një ndeshje kjo shumë e dyluftuar, por që në fund juria shpalli fitues moldavin Daniil duke bërë që Lazri ta mbyllë këtu konkurimin duke u eleminuar nga pretendimi i zonës së medaljeve. Një largim kryelartë, pasi organizatorët e Europianit e vlerësuan shumë pozitivisht për vlerat që ai shfaqi në ringn europian. Mjafton të përmendim faktin që moldavi Daniil, i cili fitoi me shumë vështirësi me shkodranin Jurgen Lazri, në përfundim të Europianit u shpall kampion në peshën e tij.

Ndërkohë, pjesë e këtij Europiani ishtë edhe Adam Maca, shqiptari që jeton në Angli, për të cilin edhe pse dyshja e trajnerëve Klaodio dhe Emiliano Çekini, arritën të bindin Macën të boksojë për Shqipërinë, federate angleze nuk e lejoj, dhe në mbyllje, Maca u shpall kampion Europe. Megjithatë, vëllezërit Çekini nuk dorëzohen dhe po këmbëngulin shumë që ta kenë në dispozicion në përfaqësuesen kuqezi për Kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Tetor.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img