Wednesday, November 19, 2025

(Video) Xhesild Kapllanaj, talenti i radhës në AF Vllaznia. 18 vjeçari që luan për Vllazninë U19, shënoi golin e fitores ndaj Laçit kryesues pret minutat në ekipin e parë duke pasur objektiv Europën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në fillim gushtin e këtij viti, Xhesild Kapllanaj firmosi një kontratë zyrtare me ekipin e parë të KF Vllaznia. I konsideruar si talenti i radhës  që prodhon Akademia e Futbollit Vllaznia, tek djaloshi 18-vjeçar që vjen nga zona e Postribës, drejtuesit e klubit kuqeblu konstatojnë vlera të padiskutueshme rreth së ardhmes së tij.

E ndërkohë që stërvitet nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, Kapllanaj aktivizohet me Vllazninë U19, ku në ndeshjen e fundit ndaj Laçit kryesues të Superligës së kësaj kategorie shënoi golin e fitores për ngjyrat kuqeblu.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Kapllanaj,  shprehet i kënaqur për golin, aq më teëpr që ky gol ishte vendimtar për fitoren e ekipit.

I kënaqur shprehet Xhensildi edhe për nënshkrimin e kontratës me ekipin e parë, ndërkohë që shpreson të fitojë besimin e trajnerit Martini për të marrë minuta.

Kapllanaj është pjesë edhe ekipit kombëtar U19, duke besuar se fanela kuqezi do ta shoqërojë edhe me ekipin e parë, ndërkohë që dëshira dhe objektivi i tij personal është që jo shumë larg të luaj për një skuadër europiane.

(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit kuqeblu, Xhesild Kapllanaj mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img