(Video) Yjet e Vllaznisë përballë yjeve të Real Valladolid. Spanjollët fitojnë 0-2 miqësoren e luajtur në “Loro Boriçi”

Veteranët e Vllaznisë-Veteranët e Real Valladolid, 0-2(Shënues: Victor  Fernandez 15’, Jesus Turiel 28’)

Veteranët e Vllaznisë: Avenir Dani, Hysen Zmijani, Rudi Vata, Kujtim Shaba, Suad Lici, Fatbardh Jera, Nikolin Thana, Safet Osja, Armando Cungu, Vioresin Sinani, Auron Miloti, Altin Xhahysen, Saimir Patushi, Asim Gjokoviç, Alban Hasani, Rudin Beka, Ndriçim Shtubina, Edmond Doçi, Eli Dervishi Alsid Tafili, Denis Zmijani, Valdano Ninami, Arbër Shytani. Trajner: Hysen Dedja, Ferid Borshi. Mjek sportive: Zyhdi Çoba

Veteranët e Real Valladolid: Jose Luis Rodriguez Fernandez, Juan Carlos Rodriguez, Alberto Marcos Rey, Junpeng Liu, Jesús Turiel de la Cruz, Juanin Riera, Oscar Riera, Santiago Hidalgo,  Lucas Sierra Rodriguez, Chema Jiménez Sancho, Abel Muñoz Martin, Javier Jiménez Pozo, Juan Carlos San José Navares, Víctor Manuel Fernandez Gutierrez,  Fernando Arroyo TRUJAS, Alberto Mato Margarida, Cristian Martín Vaquerizo.  Trajner Eusebio Sacristan

Gjyqtarë: Alfred Pavaci(Itali), Dritan Salaj, Artur Dani(Shkodër). I katërt: Pajtim Lapi (Shkodër). Marjan Qeseri Niko Sterkaj (Shkodër). Vëzhgues: Jetmir Podgorica,

Yjet e futbollit shkodran në vite si dhe ato të Real Valladolid të Spanjës, janë përballur në një ndeshje miqësore të luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Një miqësore, që siç e kemi theksuar edhe më herët, u bë e mundur falë iniciativës së drejtorit të sporteve në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti dhe mikut të tij, artistit të mirënjohur shkodran që jeton prej vitesh në Spanjë, Eduard Marashi, dhe e mbështetur nga Bashkia Shkodër dhe KF Vllanzia.

Ashtu siç pritej, miqësorja ndërkombëtare në mes këtyre dy ekipeve është shoqëruar me një atmosferë shumë entuziaste, jo vetëm në dy kampet respektive, por edhe tek spektatorët e shumtë që e ndoqën ndeshjen në tribunat e stadiumit të Shkodrës.

Miqësores në fjalë i ka paraprirë një ceremony e organizuar nga KF Vllaznia, ku ka qënë vetë presidenti Alban Xhaderi që ka shpëndarë tituj “Mirënjohje” për gjashtë veteran të nderuar të futbollit shkodran: Ferid Borshin, Bardh Jeren, Rudi Vaten, Suad Licin, Ferid Rragamin dhe Kujtim Shaben.

Më pas emocionet janë spostuar në fushën e lojës, aty ku nën drejtimin e arbitrit të mirënjohur shkodra Alfred Pavaci, ardhur enkas nga Italia ku gjykon prej vitesh në kolegjumin e Ferrarës, si dhe dy kolegëve të tij anësorë, Dritan Salaj dhe Artur Dani në pjesën e parë dhe Marjan Qeseri Niko Sterkaj, emra të mëdhenj të futbollit shkodran në vite, por edhe kolegët e tyre të ardhur nga Spanja, mes të cilëve ishte edhe ish futbollisti i kombëtares kuqezi, Valdet Rama, dhuruan spektakël në fushën e lojës.

Një lojë plotë rivalitet dha faza shumë interesante në të dy portat respektive, megjithatë, sa i përket rezultatit, spanjollët arritën të shënojnë dy gola në portën kuqeblu të mbrojtur nga Avenir Dani, që të dy në pjesën e parë me autorë, Victor  Fernandez 15’ dhe Jesus Turiel 28’, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Real Valladolid.

Në mbyllje të krejt takimit, është organizuar ceremonia e mbylljes së këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar, ku specialisti i sportit pranë Bashkisë Shkodër dhe njëherazi, drejtor teknik i Akademisë Futbollit Vllaznia, Alban Hasani, i ka dorëzuar kupën kapitenit të ekipit fitues, Real Valladolid.

(Video) Përmbledhja e ndeshjes, Veteranët e Vllaznisë-Veteranët e Real Valladolid të Spanjës(0-2), si dhe pamje nga ceremonia e nderimit të ish futbollistëve shkodranë me titullin “Mirënjohje”.

Gaspër MARKU-Shkodër, 2 maj 2025

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu