Thursday, November 20, 2025

(Video) Zhgënjen Tërbuni. Humbet 3-0 me Sopotin në transfertë. Sinjale aspak të mira në startin e kampionatit!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sopoti-Tërbuni  3-0(Shënues: Orgest Tanushi 45’, Jusuf Nayara 64’,  Abdul 74′)

Tërbuni i ka bërë një nisje aspak të mirë kampionatit Kombëtar të futbollit të Kategorisë Dytë, teksa është mundur me rezultatin e pastër 3 me 0 nga Sopoti i Librazhdit.

Golat për skuadrën vendase mbajnë firmat e Orgest Tanushit në minutën e 45-të, për të vijuar më pas me golin e dytë shënuar nga Jusuf Nayara të të 64-tën si dhe për ta mbyllur me golin e tretë të Abdul në të 74-tën.

Në këtë mënyrë, duke humbur me rezultatin e thellë 3 me 0, pukjanët zhgënjejnë që në start të kampionatit duke dhënë sinjale jo të mira për vazhdimësinë.

Humbje kjo që është tregues i qartë që skuadra nuk është në nivelin e duhur për të rivalizuar për kreun e grupit që të kualifikon në Kategorinë e Dytë, që është edhe objektivi primar i skuadrës gjatë sezoneve të fundit.

Humbje, kjo që kërkon patjetër një analizë të thellë të stafit teknik dhe drejtuesve të klubit përfshirë edhe Presidentin, me qëllim marrjen e masave për ndryshimin e situatës sa nuk është vonë.

Nga ana tjetër, Sopoti vendas u paraqit kompakt dhe kërkues gjatë të gjithë takimit për të marrë tre pikëshin e parë, ku ndër të tjera dukej jo pak edhe dora e trajnerit të ri Rrahman Hallaçi, i cili njihet për përvojën e tij të gjatë si fubollist dhe trajner në disa skuadra të Shqipërisë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, tekniku Hallaçi, u shpreh i kënaqur për lojën dhe fitoren e pastër 3 me 0, ndërsa, nuk nguroi të deklaronte hapur se Sopoti i drejtuar prej tij ka si objektiv vetëm ngjitjen në Kategorinë e Parë.

(Video) Prononcimi ui dhënë pas ndeshjes, Sopoti-Tërbuni(3-0) nga trajneri i Sopotit, Rrahman Hallaçi.

Gani PEMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img