Sunday, December 7, 2025

(Video) Zhgënjen Vllaznia e basketit Meshkuj. Mundet në shtepi nga Besëlidhja kampione me 47 pikë diference. Zv.trajneri Gjeçaj: Një ditë jo e Vllaznisë, pakënaqësi për arbitrimin!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Besëlidhja 47-94(6-18, 11-24, 12-22, 18-30)

“I kërkojmë falje tifozëve tanë për rezultatin e kësaj ndeshjeje. Ju që jeni gjithmonë pranë nesh, meritoni më shumë. Ishte një paraqitje larg nivelit dhe identitetit tonë. Ne jemi Vllaznia dhe do të rikthehemi më të fortë, me më shumë karakter dhe me lojën që përfaqëson këtë klub. Faleminderit për mbështetjen pa kushte.”

Ky eshte postimi qe KB Vllaznia publikoi ne faqen zyrtare menjeherë pas ndeshjes, Vllaznia- Beselidhja, e mbyllur me fitoren e thelle te lezhjaneve me rezultatin 47-94.
Nje humbje me 47 pike diference per skuadren kuqeblu, qe kurresesi nuk pritej nga opinioni sportiv dhe tifozeria shkodrane, ndaj se cilës, drejtuesit e basketit i kerkojne falje per paraqitjen e tyre zhgenjyese.
Vllaznia-Besëlidhja ishte kryendeshja e javës së tetë të Superligës së basketbollit për meshkuj. Përballë kuqebluve vendas të drejtuar nga trajneri Eni Llazani vinte Besëlidhja kryesuese dhe kampione në fuqi me një tjetër trajner shkodran si Afrim Bilali.
Një ndeshje e cila pritej ndryshe, edhe për faktin se me rivalitetin që Vllaznia shfaqi në ndeshjen e Superkupës, parashikohej që edhe në këtë përballje rivaliteti dhe spektakli të ishte i pranishëm.

Por, nuk ndodhi kështu, sepse sfida e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës u dominua tërësisht nga Besëlidhja mysafire.
Një dominim që nisi që nga aksioni i parë i ndeshjes dhe vijoi në të katër periodat, të gjitha të fituara nga ana e tyre. 6-18 perioda e parë për Besëlidhjen, 11-24 e dyta, 12-22 e treta dhe 18-30 e katërta, duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitoren e thellë 47-94, me plot 47 pikë diferencë.

Ne prononcimet e dhëna per Veriu Sport, zëvendëstrajneri kuqeblu Roni Gjeçaj e ka konsideruar nje ditë “Jo” për Vllazninë, por ndërkohë ka reaguar për gjykimin e ndeshjes.
Nga ana tjetër trajneri i Besëlidhjes, Afrim Bilali, shprehet i kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tij, ndërkohë që pranoi se priste një Vllazni ndryshe në fushën e lojës.

(Video) Ndeshjen e plote Vllaznia-Beselidhja(pjesa e parë dhe e dytë), si dhe prononcimet e trajnereve Bilali dhe Gjeçaj, i gjeni ne kanalin tone zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img