Tuesday, November 26, 2024

(Video)Lajme të mira për basketbollin meshkuj. Riorganizohet Shoqata e Basketbollit Vllaznia. Këtë javë pritet rikthimi i presidentit Sokol Dibra

Lexo

Gjashtë ndeshje në kampionat, gjashtë humbje ka pësuar Vllaznia në basketboll për meshkuj. Një situatë e cila nuk ka shkon më keq duke rrezikuar seriozisht largimin nga kategoria e Superligës së basketbollit shqiptar. Situatë kjo e ardhur nga problemet e shumta financiare që e kanë shoqëruar ekipin e parë të basketbollit në këtë sezon sportiv, ku në pamundësi për të pasur në ekip lojtarë cilësorë trajneri Bekteshi është detyruar të luajë me elementë 15-16 vjeçarë të ardhur nga ekipi i të rinjëve.

Humbja e fundit ishte ajo e pësuar të dielen e kaluar në transfertë me ekipin e Apolonisë me rezultatin e thellë 91-47 në kuadrin e javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar. Mesazhet e trajnerit Damian Bekteshi për të gjetur mbështetjen e duhur në instancat përkatëse kanë qënë të vazhdueshme, dhe më së fundmi duket se do të ketë një reagim pozitiv.

Sipas trajnerit Damian Bekteshi, fillimisht, një grup kolegësh të basketbollit, përfshirë edhe vetë atë, kanë financuar për veshjen kuqeblu të një basketbollisti amerikan, i cili në fakt ka mbërritur në Shkodër dhe po stërvitet me ekipin.

Ndërkohë, nga sa bëhet e ditur, ka një reagim pozitiv edhe nga komuniteti i biznesit, dhe konkretisht sponsori i mëparshëm Sokol Dibra, nën drejtimin e të cilit Vllaznia ka fituar trofe, pritet të japë mbështetjen e duhur për daljen nga situata e vështirë që gjendet aktualisht basketbolli kuqeblu i meshkujve.

Me rikthimin e sponsorit Dibra, deri në fund të javës pritet të vijnë edhe dy basketbollistë të tjerë cilësorë të huaj, të cilët së bashku me amerikanin e pare që ka mbërritur më herët në Shkodër, ka shumë mundësi të luajnë në ndeshjen e kësaj fundjave kur në Shkodër mbërrin Besëlidhja e Lezhës.

Ndonëse Besëlidhja debutuese po surprizon me kryesimin  që po i  bën kampionatin me 10 pikë, po aq sa ka edhe Tirana Neptun, Teuta dhe Apolonia, përballja e kësaj fundjave pritet të jetë shumë e dyluftuar, pasi Vllaznia do të synojë fitoren e parë në kampionat.

Përpos riorganizimit të Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, një lajm tjetër i mirë është edhe përmirësimi i gjendjes shëndetësore të basketbollistit të ri Elian Memçaj, i cili dy javë më parë pësoi një frakturë të rëndë në krah gjatë zhvillimit të seancës stërvitore në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe pritet që shumë shpejt t’i bashkohet ekipit në proçesin stërvitore.

(Video) Vllaznia e basketit meshkuj gjatë seancës stërvitore të 15 nëntorit 2022)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img