Thursday, April 25, 2024

Blendi Dibra në Gjenevë. Seminar me përfaqësuesit ligjorë të Klubeve Evropiane të Futbollit. Takimi me Drejtorin financiar të Celtic Glasgou, Chros Mackay dhe binjakzimi me Vllazninë

Lexo

Blendi Dibra, Sekretari i Përgjithëshëm i KF Vllaznia, apo siç njihet ndryshe, krahu i djathtë i Presidentit, Alban Xhaferi ndodhet në Gjenevë, aty ku si përfaqësues i klubit kuqeblu ka marrë pjesë në një seminar shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me çështjet ligjore të Klubeve Europiane të Futbollit.

Lajmin e bën të ditur vetë zoti Dibra përmes një statusi në rrjetin social FB. ”Punojm pa pushim për t’ngrit Vllaznin n’vendin që i takon n’familjen e futbollit Evropian….. me përfaqësuesit ligjorë të Klubeve Evropiane të Futbollit”, shkruan Blendi Dibra në postimin e tij, shoqëruar me një foto të dalë me kolegët e tij të klubeve Europiane.

Ndërkohë, në një foto tjetër të postuar po sot gjatë takimit në Gjenevë, Dibra shfaqet Drejtorin financiar të Celtic Glasgou, Chros Mackay, ku shkruan:”Kryefjala e bisedës me Drejtorin financiar të Celtic Glasgou “e shkuara e lavdishme Rudi Vatës dhe e ardhmja e shkëlqyer e Rocco Vatës, dy modele që mundësojnë bashkpunimin”.

Ndërkohë, në një komunikim që Veriu Sport, pati me vetë Blendi Dibrën,  mësoi se takimi në fjalë i Gjeneves ka qënë i një rëndësie të veçantë, dhe se pritet t’i shërbejë KF Vllaznia për aktivitetin e tij në sektorin ligjor dhe financiar.

Ndërsa, sa i përket takimit me drejtorin financiar të Celtic Glasgou, Chros Mackay, Dibra thotë se kanë folur gjatë për dy personazhe të rëndësishme që lidhin Shkodrën dhe Shqipërinë me Skocinë, Rudi Vatën, i pari shqiptar që ka luajtur në kampionatin skocez me Celtic Glasgou, madje duke fituar edhe trofe, si dhe djalin e tij, Rocco Vata, aktualisht pjesë e klubit Celtic ku ka luajtur i ati, i konsideruar si një nga talentet më të spikatur të brezit të 16 vjeçarëve skocezë.

Duke folur konkretisht për Rrokon, aq shumë i diskutuar edhe në mediat shqiptare dhe skoceze, Dibra, thotë se drejtori i Celtik, ka folur fjalët më të mira për Rocco Vaten.

“E kemi grumbullu me ekipin e parë në Sydney në Australi, ku Celtik po stervitet. Rocco Vata mbetet një produkt i Akademisë Sëlltik për të cilin kemi shumë pritshmëri për ecurinë e tij, pasi specialistët e futbollit e vlerësojnë maksimalisht për cilësinë e tij”, mësohet të tjerë shprehur drejtori i Celtik, Chros Mackay, në bisedë me Blendi Dibrën.

Përtej kësaj, Dibra bën të ditur se me kolegun e tij skocez kanë biseduar gjatë për një mundësi bashkëpunimi mes dy klubeve, Celtik Glasgou dhe Vllaznia e Shkodrës. Ideja është për një tip binjaktizimi, dhe për këtë, zoti Dibra e ka ftuar kolegun e tij Mackay për një vizitë në Shkodër, ku së bashku me të pritet të jenë edhe përfaqësuesit më të lartë të klubit Celtik, mes të cilëve edhe vetë Rudi Vata, si urë lidhëse mes dy klubeve, gjatë së cilës do të diskutohet edhe rreth marrëveshjes së bashkëpunimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img