Monday, November 25, 2024

(Video)Malazezi Bojan Zogoviç, optimist për fitore nesër ndaj Bylisit. Pushimi i ka shërbyer për mirë skuadrës

Lexo

Pas ndërprerjes dy javore për shkak të ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë, Superiorja e futbollit shqiptar rikthehet këtë fundjave. Vllaznia luan të shtunën në Shkodër përballë Bylisit, dhe në prag të kësaj ndeshje, kanë qënë trajneri Auron Miloti dhe portjeri Bojan Zogoviç që kanë dalë në konferencë shtypi. Për malazezin e portës kuqeblu, i cili luan sezonin e tretë me uniformën kuqeblu, ndërprerja e kampionatit i ka shërbyer për mirë Vllaznisë.

“Mendoj që këtë periudhë pushimi kemi punuar shumë mirë. Trajneri dhe stafi janë të rinj, por të gjithë ata ishin këtu afër nesh. Kemi punuar shumë mirë, edhe atmosfera është e shkëlqyer. Të gjithë jemi të motivuar, vetëm presim fillimin e ndeshjes. Sigurisht që edhe ne jemi fajtorë për disa rezultate. Sidomos humbja ndaj Laçit ishte shumë e keqe për ne. Kemi luajtur keq. Mendoj se ka ardhur momenti për të përmirësojmë dhe të marrim rezultatet e duhura.”, tha në fillim të prononcimit të tij, gargiani i kuqebluve, Bojan Zogoviç.

Zogoviç, konsiderohet ndër pikat më të forta të skuadrës kuqeblu, ndaj edhe për ndeshjen e nesërme, të cilën e quan si shumë të rëndësishme, ai beson se Vllaznia do ta kurorëzojë me sukses. “Është puna ime që të ndihmojë ekipin me maksimumin tim. Nesër shpresoj që portën ta mbajmë të paprekur dhe që mos të kemi shumë punë dhe ta kalojmë sa më lehtë.”, thotë Zogo, siç e thërrasin shokët e skuadrës, por edhe tifozët shkodranë.

Kontrata e Zogoviç me Vllazninë, përfundon në fund të sezonit, dhe i pyetur për rinovim, ai përgjigjet: “Unë e di që jam akoma lojtar i Vllaznisë. Jam pjesëtar i ekipit dhe do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Jam i kënaqur me dy Kupat që kemi marrë, por unë kam dëshirë që të fitojmë dhe titullin kampion. Diferenca e pikëve me vendin e parë është 7, por nëse matematika na e lejon atëherë ka shanse që të besojmë. Sa i përket ndeshjes së nesërme, mund të them se u bënë tre vite dhe nuk kemi pasur kurrë ndeshje të lehtë me Bylisin. Në Ballsh kemi humbur. Besoj se ka ardhur momenti që ne duhet të fitojmë patjetër.

(Video) Prononcimin e plotë në video të portjerit Bojan Zogoviç, mund ta ndiqni në faqen zyrtare të portalit Verio Sport në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img