Saturday, July 27, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj, nesër ndeshja e dytë Play Off, Vllaznia-Skënderbeu. Trajneri Artan Kalaja, mesazh tifozërisë për mbështetje të ekipit për kualifikimin në gjysëmfinale

Lexo

Çerekfinalja e parë e fazës finale Play-Off të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, Skënderbeu-Vllaznia e luajtur në pallatin e sportit, “Tamara Nikolli” të qytetit të Korçës është mbyllur me fitoren e kuqebluve  me rezultatin 0 me 3. Një fitore kjo, e cila hedh një hap përpara të skuadrës kuqeblu në drejtim të kualifikimit në gjysëmfinale.

Por, për këtë duhet pritur ndeshja e kthimit, e cila luhet këtë të shtunë të 1 prillit në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi”, ku do të zyrtarizohet skuadra që shkon në gjysëmfinale.

Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme, e cila do të nis në orën 13:00, ka folur trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, i cili shprehet optimist për kualifikimin e kuqebluve në gjysëmfinale.

(Video) Intervistën e plotë në video me trajnerin e Vllaznisë, Artan Kalaja, mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Veriu Sport, në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img