Sunday, November 24, 2024

(Video)Mikela Skandaj, Nënkampione Europe në Karate. 13 vjeçarja nga fshati Baqel i Lezhës përfaqëson Italinë, por pret një ftesë nga Shqipëria

Lexo

Mikela Skandaj, një 13 vjeçare e talentuar në sportin e karatesë është e vetmja shqiptare që po konkuron në Kampionatin Europian, i cili po zhvillohet prej tre ditësh në Firenze-Itali, me një pjesëmarrje prej 1852 sportistëve nga e gjithë Europa.

Vajza në fjalë është nga fshati Baqel i Lezhës dhe duke qënë se familja e saj jeton prej vitesh në Itali ajo përfaqëson kombëtaren e Italisë. Një vit më parë, në moshën 12 vjeçare, Mikela u shpall kampione e Italisë, ndërkohë që po vitin e kaluar, gjatë një turneu ndërkombëtar të zhvilluar në Treviso me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë nga e gjithë Europa, u shpall sërish kampione duke merituar medaljen e artë.

Ndërkohë, suksesi i radhës për Mikelen është ky i realizuar pasditen e së premtes në garat e Kampionatit Europian të Karatesë, zhvilluar në Firenze. Konkurimi i lezhjanes Mikela Skandaj ishte në peshën deri në 55 kg dhe u shoqërua me një prezantim shumë cilësor.

Për këtë flasin takimet eleminatore, të cilat ajo iu kaloi të gjitha me sukses duke realizuar vetëm fitore. Me shumë emocione u përjetua edhe ndeshja finale, ku përballë kishte rivalen Morrison e kombëtares së Skocisë.

Për tu theksuar është se në ndeshjen finale, sportistja shqiptare ka konkuruar e shoqëruar nga një dëmtim, të cilin e pësoi gjatë takimeve eleminatore. Megjithatë, lufta e saj sportive ishte model deri në mbyllje të takimit, ku rivalja skoceze arriti të fitojë me diferencë të vogël pikësh. Megjithatë, renditja në vend të dytë dhe marrja e medaljes së argjendë është një sukses i padiskutueshëm për 13 vjeçaren shqiptare, që në fakt në këtë Europian, ajo përfaqësoi kombëtaren italiane.

“Me vjen keq që në këtë kampionat unë nuk përfaqësoj Shqipërinë, por duhet ta dini që zemra ime rreh kuq e zi”, shprehet Mikela Skandaj pas garës. Nndërkohë, që ka theksuar, se nëse ndaj saj ka një interesim nga Federata Shqiptare e Kataresë, ajo është gati të konkurojnë për ngjyrat kuqezi. 

Vajza shqiptare Mikela Skandaj nga fshati Baqel i Lezhës, ka lindur në Itali, por mjedisi familjar ia ka ushqyer përherë ndjenjat për Shqipërinë dhe vendlindjen. Pasionet e para për sportin në Itali nisen me futbollin, por më pas, ishin Artet Marciale që e bënë më shumë për vete. Me përkujdesjen maksimale të familjes së saj, dhe personalisht të babait të saj, Angjelin Skandaj, një pasionant i kahershëm i sportit, dhe që tashmë i është përkushtuar tërësisht vajzës së tij në rrugën e bukur të sportit, ajo ka vendosur të vazhdojë me emocionet e sportit, natyrisht pa lënë mënjanë edhe shkollën, ku spikat si një ndër nxënëset më të mira të shkollës ku ajo studion në Verona. 

“Mikela me impresionoj me përformancen e saj duke u shpallur nën kampione Europe. Ishte e vetmja Shqipëtare në mesin 1852 atleteve nga gjithë Europa. Më bani shumë krenar, jo vetem për medajlen e argjentë që fitoj, por për karakterin e fortë që tregoj. Faleminderit të gjithëve. FALEMINDERIT MIKELA SKANDAJ ”, shkruan, në një postim public, babai i saj, Angjelin Skandaj, pas garës të së bijës.(Video) Ceremonia e dorëzimit të medaljes për sportisten shqiptare, Mikela Skandaj-Nënkampione Europe në Karate) 

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img