Sunday, November 24, 2024

(Video)Superliga Basket Meshkuj-Vllaznia, rekord historik,18 ndeshje, vetëm 1 fitore

Lexo

Vllaznia-Kamza Basket  74-87

(16-20, 22-27, 18-24, 18-16)

Superliga e basketbollit për meshkuj ka vijuar me javën e 18-të, ku njëri prej çifteve ishte edhe ai i zhvilluar mbrëmë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Përballë, Vllaznisë, tashmë e  rënë zyrtarisht në kategorinë e parë, ka qënë Kamza Basket.

Një ndeshje pa shumë emocion, kur dihej që rezultati i takimit nuk kishte të bënte fare me fatin e kuqebluve, sepse zbritja nga kategoria e Superligës tashmë është zyrtarizuar. Por, përtej kësaj, ajo që përbën lajm në një farë mënyre është shifra e bilancit tejet negativ të skuadrës shkodrane në kufijtë e një rekordi hisorik, ku në 17 ndeshje, Vllaznia ka realizuar vetëm 1 fitore dhe ka pësuar 16 humbje.

Ndër katër periodat e ndeshjes, tre të parat janë fituar nga miqtë me shifrat, 16-20, 22-27, 18-24, dhe vetëm e fundit është fituar nga Vllaznia 18-16. Ndërkohë, e gjithë ndeshja është mbyllur me rezultatin 74-87 në favor të Kamzës, skuadër e cila drejtohet nga trajneri shkodran, Eni Llazani.

Nëse mund të ketë diçka pozitive te Vllaznia, ka të bëjë me faktin që prej disa ndeshjesh, trajneri Damian Bekteshi, po i jep minuta në fushën e lojës elementit të rinj, siç ishte edhe rasti i sotëm, me aktivizimin e Gjeçajt, Koplikut, Hafizit, Mbiarës, Tahiragës, të cilët luajtën përkrah titullarëve, Rakaj, Bitri, Memçaj, Shabani dhe dy amerikanëve, Willams dhe Cooper, të cilët ishin shënuesit më të mirë për Vllazninë, respektivisht, me 18 dhe 17 pikë.

(Video) Ndeshja, Vllaznia-Kamza Basket, 74-87, Superliga e basketbollit për meshkuj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img