Wednesday, February 28, 2024

Mori drejtimin e Vllaznisë, trajneri Miloti, optimist për ndryshimin e situatës. Paralajmëron shërbimet e Latifit dhe Vulajt

Lexo

Dje, është zyrtarizuar si trajner i parë nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, dhe Auron Miloti menjëherë është shfaqur në krye të skuadrës  kuqeblu duke zhvilluar seancën e parë stërvitore në fushën e Golemit, pak kilometra në periferi të qytetit të Shkodrës.

Në fakt, një gjë e tillë nuk është e re për të, sepse deri fundjavën e kaluar ishte në të njëjtin angazhim në fushën stërvitore, por në një pozicion tjetër, atë të drejtorit sportiv, ndërkohë që drejtimin e kishte kolegu i tij, Mirel Josa.

Duke pasur në krah kolegun e tij, Vioresin Sinani, i cili tashmë ka marrë rolin e drejtorit sportiv, Miloti, ka nisur me shumë përkushtim punën për të rikthyer Vllazninë tek rezultatet pozitive, që në fakt në pesë javët e fundit i kanë munguar.

Krahas të tjerave, e reja që pritet të sjellë Miloti tek Vllaznia, ka të bëjë edhe me një rikompozim të skuadrës, në emra dhe pozicione repartesh në fushën e lojës. Më së shumtmi, ajo që spikat më tepër është raporti me dyshen e shumëpërfour Latifi-Vulaj. I pari i pezulluar nga ana e klubit kuqeblu për një prishje të raportit me ish trajnerin Josa, ndërsa, Vulaj, i lënë tërësisht në hije nga ana e Josës pothuajse në të gjthë sezonin futbollistik.

Për Milotin, nisur nga kostoja jo e vogël që klubi Vllaznia ka shpenzuar që ato të vishen kuqeblu, si Latifi dhe Vulaj, janë futbollistë të rëndësishëm për skuadrën. Ndaj, sipas tij, ato po stërviten me skuadrën dhe do të jenë patjetër në vemendjen e stafit teknik për të kontribuar në fushën e lojës, pse jo që në ndeshjen e ardhme me Bylisin që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndër të tjera, Miloti e pranon se skuadra ka pasur një rënie të theksuar gjatë periudhës së fundit, por ai ka besim të plotë se me ditët që ka në dispozicion për ndërprertjen e kampionat për arsye të kombëtares, skuadra do të arrijë të kolaudohet në mënyrën më të mirë. Dhe, sipas tij, ndryshimi do të vijë që në ndeshjen e radhës me Bylisin, ndërkohë që beson se edhe me pak fat, Vllaznia i ka ntë gjitha mundësitë që të mos largohet nga pretendimet e fitimit të titullit kampion, duke përfshirë edhe Kupën e Shqipërisë, ku kuqeblutë janë në gjysëmfinale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img