Thursday, October 30, 2025

(Video)Superliga e Moshave-Vllaznia U17 mund Internacional 5-2 dhe, shpallet kampione për edicionin 2022/2023

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia e Shkodrës për kategorinë e Superligës U-17 është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2022/2023. Titulli në fakt është siguruar dy javë më herët, por sot, pas ndeshjes së fundit është zyrtarizuar si kampione e Shqipërisë.

Sfida e sotme për kuqeblutë është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” përballë ekipit FC Internacional dhe është fituar nga Vllaznia me rezultatin 5 me 2. Autorët e golave për skuadrën kuqeblu që drejtohet nga trajnerët Gilman Lika dhe Denis Zmijani, ishin Kubazi 3, përkatësisht në minutat 70’, 81’, 84’ ndërkohë që humbi edhe një penallti në minutën e 88-të, ndërkohë që dy golat e tjerë të Vllaznisë u shënuan nga Likaj 40’ dhe Hajdari 50’. Për skuadrën e Internacional, autorë të golave janë Cani në të 45-tën dhe Bushati në të 57-tën.

Në këtë mënyrë, skuadra shkodrane U-17 u rendit në vendin e parë të kampionatit pasi në 27 javë arriti të grumbullojë 38 pikë.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia festive e rastit nga FSHF me ish-futbollistin e njohur të Vllaznisë dhe Kombëtares, Hysen Zmijani, i cili u dorëzoi futbollistëve kuqeblu trofeun e kampionit dhe medaljet.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U17-Internacional U17, 5-2. Vllanzia shpallet kampione.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img