Saturday, July 27, 2024

(Ceremoni) Vllaznia U-17 kampione e Shqipërisë në Superligën e moshave. FSHF bën dorëzimin e medaljeve dhe trofeut. Njihuni me emrat e protagonistëve në kampin kuqeblu

Lexo

Ekipi i Akademisë së Futbollit Vllaznia U-17 është shpallur kampion i Shqipërisë në kategorinë e Superligës së moshave. Një sukses ky i merituar i kësaj skuadre e cila përgjithësisht ka qënë dominuese e kampionatit duke mbajtur për javë të tëra edhe pozicionin e kryesuesit në renditje.

Fakti që titullin kampion e siguroi përpara mbylljes tregon për diferencën që skuadra kuqeblu kishte me rivalet. Ndërkohë me tripleten e sotme të Gerard Kubazit si dhe nga një gol të Xhoel Hajdarit dhe Arkel Likes, që sigluan fitoren 5-2 ndaj Internacional, Vllaznia u zyrtarizua si kampione e Shqipërisë.

Kurorëzimi i kuqebluve kampionë të sezonit 2022-2023 u bë përmes një ceremonie organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës menjëherë pas ndeshjes në prezencen e veteranit të mirënjohur shkodran, Hysen Zmijani.

Po kush janë protagonistët e suksesit në ekipin e Vllaznisë U17-të?

Këto janë emrat e futbollistëve të federuar për sezonin futbollistik 2022-2023: Aris Ara, Xhoel Hajdai, Ergis Çelepia, Erhen Hoxha, Klenis Smakaj, Skender Meta, Rei Kraja, Arkel Lika, Gerard Kubazi, Egzon Juziku, Seral Hotaj, Arlind Ymeraj, Arber Bushati, Erhard Lilo, Xhesild Kapllanaj, Orges Spahija, Juliano Guri, Arsid Teli, Fabio Lleshi, Jozef Marashi, Fabian Lekaj, Armir Gerbeti, Ermal Sylja, Arsid Gerbeti, Filip Toni, Erigestino Pepnikaj, Egert Selmani.

Stafi teknik: Trajner i parë Gilman Lika, zv.trajner Denis Zmijani, trajner i portjerëve Ali Shpuza. Përgatitës atletik Fatjon Kadija. Drejtor i Akademisë Futbollit Vllaznia, Alban Hasani. Krahas fitimit të titullit kampion, Vllaznia U17 është pranë fitimit edhe të trofeut të Kupës së Shqipërisë, pasi pak ditësh do të luajnë finalen me ekipin e Tiranës, ku optimizmi në skuadër është mjaft i madh për ta bËrë të tyrin edhe këtë trofe.

(Video) Pamje nga ceremonia e FSHF-së në dorëzimin e medaljeve dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, ekipit të Vllaznisë U-17.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img