Wednesday, November 27, 2024

(Video)Vllaznia e Milotit në ditën e tretë stërvitore. Përqëndrim dhe optimizëm për rikthim në rezultatet pozitive

Lexo

Që prej paraditës së mërkurë, në krye të kuqebluve të Vllaznisë është vendosur trajneri Auron Miloti, i cili zëvendësoi kolegun e tij Mirel Josa, i larguar pa humbjes në transfertë me Laçin. Sipas radhës, sot ka qënë dita e tretë që proçesin stërvitor të skuadrës shkodrane e udhëhequr nga trajneri i ri Miloti duke pasur mbështetjen e kolegut të tij Vioresin Sinani që tashmë ka marrë postin e drejtorit sportiv, si dhe të zëvendëstrajnerit Ergi Borshi, trajnerit të portjerëve, Ideal Lekiqi, si dhe videoanalistit, Ardit Mani.

Koha e mirë pranverore, ajri i pastër i periferisë së qytetit të Shkodrës, por edhe terreni i përshatshëm i fushës sportive të Golemit, po shfrytëzohet maksimalisht nga stafi teknik në këto ditë ndërprerje të kampionatit në angazhimin e skuadrës kombëtare për marrjen e një formë sa më të mirë sportive.

Veriu Sport, e ndoqi sot nga afër, të plotë seancën stërvitore, duke konstatuar se përgjithësisht, grupi kuqeblu ishte i plotë në marrjen e ngarkesave fizike dhe teknike. Përjashtim bënë, vetëm kapiteni Gurishta dhe mbrojtësi i majtë Hakaj, që nuk ishin me grupin. I pari, i veshur civil qëndroi gjatë të gjithë kohës në pistë, ndërkohë që Hakaj konsumoi një program individual me disa vrapime rreth fushës. Sipas stafit mjekësor, nuk bëhet fjalë për dëmtime serioze, dhe që shumë shpejt do të bashkohen me grupin.

Në pamje të parë, grupi dukej qartazi se po punonte me dëshirë dhe përqëndrim maksimal për të zbatuar programin stërvitor, i cili dukej i larmishëm. Pas nxemjes së zakonshme me disa xhiro vrapimi rreth fushës, skuadra e ndarë në dy grupe konsumoi minutazhin e punës   me topin, ndërkohë që më pas u kalua në një lojë me gjysmën e fushës duke pasur në fokus më shumë edhe anën taktike që skuadra pritet të aplikojë në ndeshjet në vazhdim.

Ajo që vlen të theksohet ka të bëjë edhe me praninë në këtë seancë stërvitore të presidentit të klubit kuqeblu, Alban Xhaferi, i cili së bashku me sekretarin e përgjithëm të klubit, Blendi Dibra, si dhe kreun e Bordit Mbiqyrës të presidences, Artan Brahimi, vazhdojnë t’i qëndrojnë afër skuadrës, si në aspektin moral, por edhe të plotësimit të kushteve dhe kërkesave të nevojshme për konsumimin e proçesit stërvitor e më gjërë.

Në komunikimet që Veriu Sport kishte me pjesëtar të stafit teknik, futbollistë dhe drejtues, shprehen optimist për rikthimin e Vllaznisë tek rezultatet pozitive, duke filluar që nga ndeshja e radhës me Bylisin për javen e 27-të të Abissnet Superiore.

(Video) Pamje nga seanca e sotme stërvitore e Vllaznisë e zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Auron Miloti në fushën sportive të Golemit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img