Vllaznia-Partizani 0-3(20-25, 10-25, 15-25)
Vllaznia: Tuci, Beci, Zhivani, L. Kodra, Bardeli, Picaku/Kiri(L1), D. Kodra, Mikopula, Kuçi, Erkoçi, Ballçiti(L2). Trajner: Dorjan Tafa
Partizani: Koçoglu, Buse, Petëza, Sanli, Beshiri, Kushi/Fagu(L1), Kaçorri, Myrta, Picaku, Ibrahimi, Bytyçi, Gjermeni(L2). Trajner: Andi Lundra
Gjyqtarë: A. Nurja, K. Gjoka
Vllaznia-Partizani, ishte çifti javës së 13-të të Superligës së volejbollit shqiptar për femra. Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të Partizanit.
Një ndeshje që në ndryshim nga ballafaqimet e mëparshme ku paraqitja e vajzave shkodrane ka qënë pozitive, këtë radhë skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa nuk dha asgjë në fushën e lojës.
20 me 25 ka përfunduar seti i parë për Partizanin, i cili ishte më i qartë dhe i saktë në pikët përcaktuese. Ndërkohë, kur pritej që në setin e dytë Vllaznia ta përmirësonte lojën e saj ndodhë e kundërta. Volejbollistet kuqeblu përfshihen në gabime të shumta duke ia bërë shumë të lehtë fitoren skuadrës mysafire, e cila arrin ta mbyllë këtë set me shifrat e thella me 15 pikë diferencë, 10-25.
0-2 me sete për Partizanin, i cili nën drejtimin e trajnerit Andi Lundra nuk fal as në setin e tretë duke e mbyllë edhe atë me diferencë prej 10 pikësh, 15-25. Me fitimin e këtij seti, Partizani fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 0-3. Pavarësisht humbjes, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit me 1 pikë më shumë sesa Partizani.
Kur ka mbetur edhe një javë për t’u mbyllur faza e dytë, tashmë janë përcaktuar edhe gjashtë skuadrat e para në renditje, të cilat do të vazhdojnë garën në fazën finale Play-Off për fitimin e titullit kampion. Madje, janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinale, ku shorti e ka vënë Vllazninë të ndeshet përsëri me Partizanin.(Video: Pamje nga ndeshja Vllaznia-Partizani në volejboll femra 0-3).