Tuesday, November 26, 2024

(Video)Volejboll Meshkuj- Vllaznia humb në shtëpi me Partizanin, 0-3. Trajneri Kalaja, vlerëson elementin e ri(Liga Kombëtare “Gjergj Kastrioti”)

Lexo

Vllaznia-Partizani 0-3

(7-25, 18-25, 21-25)

E mërkurë, 25 janar 2023, ora 18:30, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Nikolin Qafarena, Esmirald Peraj, Mario Lugaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Gilman Talani, Gersi Jula, Erid Daniku, Sidorel Pepaj, Mario Lugaj, Enid Daniku, Ditmir Rrashketa. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja

Partizani: Zhenklaud Muça, Paskal Ozokoye, Muharrem Deliu, Eldon Xjija, Dieu Ndahayo, Izuchukëu Oforah, Xhoi Osmani, Klajdi Mexhaj,Osman Çepa, Brajan Thano, Taulant Tepelena. Trajner: Ylli Tomorri. Elton Tukseferi, Palvita Kalaj

Gyqtarë: Enri Zenullari, Ardit Nurja. Sekretar: Juled Doniku

Federata Shqiptare e Volejbollit, muajin janar e ka lënë në dispozicion të ndeshjeve për Ligën Kombëtare “Gjergj Kastrioti”. Kështu, krahas ballafaqimit të femrave, Vllaznia-Skënderbeu, takim ky i fituar nga skuadra korçare me rezultatin 0-3, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u luajt ndeshja tjetër e volejbollit meshkuj, Vllaznia-Partizani.

Një ndeshje që nisi në mënyrën më të keqe për skuadrën kuqeblu, pasi shifrat 7-25 në favor të Partizanit për setin e parë, flasin vetë. Por, më pas me ndërhyrjen e trajnerit Artan Kalaja, Vllaznia e përmirësoi ndjeshëm lojën e saj, gjë që u pa me rivalitetin e setit të dytë, që gjithësesi fitohet përsëri nga Partizani me rezultatin 18-25.

Seti më i bukur ishte i treti, ku për hirë të së vertetes rivaliteti deri tek pika e 21-të ishte i madh. Por, më pas Partizani i drejtuar nga trajneri me përvojë Ylli Tomorri, në përbërje të të cilit luanin edhe tre volejbollistë të huaj, arrin të mbyllë setin e tretë me fitore, 21-25 dhe të gjithë ndeshjen me sete, 0-3.

Për t’u theksuar është se në radhët e skuadrës kuqeblu është rikthyer edhe volejbollisti me përvojë, Ditmir Rrashketa, ndërkohë që trajneri Kalaja po i jep besimin e duhur elementit të ri, mes të cilëve në këtë ndeshje spikati, Mario Lugaj.

Trajneri i Partizanit, Ylli Tomorri, shprehet i kënaqur me skuadrën e tij, ndërkohë që vlerëson edhe Vllazninë, e cila sipas tij duhet të ketë më tepër mbështetje në aspektin financiar. Me fitoren e arritur në Shkodër, Partizani kryeson grupin “B” të Ligës Kombëtare “Gjergj Kastrioti”.

(Video) Ndeshja e plotë e volejbollit meshkuj, Vllaznia-Partizani 0-3(Liga Kombëtare “Gjergj Kastrioti)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img