Tuesday, March 19, 2024

Mbrëmja Gala “Më të mirët 2022”. Nga Vllaznia e futbollit femra, tek Gurishta dhe Hakaj, në formacionin e vitit, Shkodra me përfaqësim dinjitoz për çmimet e FSHF-së!

Lexo

Futbolli shkodran, për femra dhe meshkuj, pritet të ketë një përfaqësim dinjitos në mbrëmjen gala që Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë mbrëmjen e së premtes “Më të Mirët 2022”, event që do të jetë momenti kulmor i një viti kalendarik ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e blertë.

Një mbrëmje, ku sipas informacionit nga insitucioni i FSHF-së, do të ketë vend për nderime dhe çmime të veçanta për protagonistët e futbollit shkodran. Natyrisht, që ekipi i Vllaznisë për femra do të jetë në qëndër të vemendjes për vetë suksesin që arriti të shënonte duke konkuruar në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës duke luajtur me 16 klubet më të mëdha të Europës, ku nga sa bëhet e ditur, për këtë ekip është rezervuar çmimi i nderit “Mirënjohje”. Ndërkohë, tre futbolliste të kësaj skuadre,  Sara Maliqi, Esmeralda Franja dhe Megi Doçi, janë candidate për të fituar “Topin e Artë 2022” për vajza.

Me shumë interes pritet edhe shpallja e formacionit më të mirë të vitit për kategorinë Superiore të futbollist shqiptar, ku kandidat potencial për një vend në këtë 11-mbëdhjetësh, janë edhe dy futbollistët e njohur të Vllaznisë, Erdenis Gurishta dhe Ersin Hakaj, futbollistë këto që në fakt janë kontaktuar nga FSHF, për të qënë present në këtë event.

Sipas informacionit zyrtar pranë FSHF-së, kandidat për çmimin “Topi i Artë 2022” janë: Xhuliano Skuka, Mentor Mazrekaj dhe Redon Xhixha.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2022’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2022” kandidaturat janë: Mirel Josa, Shpëtim Duro dhe Orges Shehi.

“Talenti i Vitit 2022” do të shpallet njëri mes Simon Simonit, Arinaldo Rrapajt dhe Rejan Alivodës, tre prej lojtarëve të rinj që janë paraqitur mjaft mirë vitin e kaluar.

Kurse për çmimin “Talentja e vitit 2022” janë në garë: Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Sakaq, do të jepet dhe një çmim për “Arbitrin e Vitit 2022” dhe finalistët e përzgjedhur janë Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji.

Dhë në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2022” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.

Mbrëmja gala do të zhvillohet më 27 janar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 19:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube dhe në platformën Supersport, që është partneri mediatik i këtij eventi.

FSHF ka përgatitur gjithçka për një mbrëmje festive, ku nuk do të mungojë programi artistik e ku do të jenë të pranishëm të ftuar specialë së bashku me më të mirët e futbollit. Sakaq, fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img