Sunday, November 24, 2024

(Video) Viki Tafrruku, kampione e Maratonës së Sarandës. Notarja e talentuar shkodrane, merr vlerësime maksimale nga Federata e Notit

Lexo

Qyteti i Sarandës priti këto ditë aktivitetin kombëtar të sportit të notit, Maratonën e përvitshme tradicionale që Federata Shqiptare e Notit e organizon në kujtim të ish notarit të shquar sarandiot, Idriz Muço, rekordmen kombëtar e ndërkombëtar, Mjeshtër Sporti, Nder i Qarkut Vlorë, Qytetar Nderi i Sarandës, tanimë i larguar nga jeta.

Në rreth 100 notarë pjesëmarrës në këtë Maratonë tradicionale, 40 prej tyre kanë qenë veteranë të notit dhe 60 sportistë notarë të moshës 8-14 vjeç duke përcjellur kështu edhe këtë traditë të mirë dhe krenare nëpër breza.

Pjesë e këtyre garave ishte edhe ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri i njohur Kolë Shiroka. Ashtu si edhe në garat e tjera të mëparshme, notarja e talentuar shkodrane, Viki Tafrruku ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke bërë që Maratona Kombëtare e Sarandës “Idriz Muço” të shënoi një tjetër sukses të radhës në aktivitetet kombëtare për ekipin e Vllaznisë.

Talentja shkodrane, Viki Tafrruku rrëmbeu vendin e parë në disiplinen 1 kilometer me kohën 13 minuta në kategorinë e moshave 10-12 vjeç. Viki, 11 vjeç arriti të mundte kundërshtaret më të rritura dhe me eksperience duke treguar dhe njëherë potencialin e madh që ka në sportin e notit.

Teksa i ka dorëzuar trofeun përkatës shkodranes Tafrruku, Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku ka bërë të ditur përpara pjesëmarrësve vlerat që disponon notarja shkodrane, e cila me të dhënat që ka pritet që shumë shpejt të jetë një nga notaret më të mira të Shqipërisë.

Krahas konkurimit për kategoritë të rinjëve dhe të rriturve, Maratona e Notit të Sarandës kishte rezervuar edhe konkurimin për kategorinë e veteranëve të notit shqiptar, ku mes emrave të njohur të ekipeve të tjera, si Sulejman Poda, Skënder Bajrami Ilirjan Kreshpa, Agim Çiraku, Sadik Mema, Petrit Guma, Ladi Xhelili, etj, konkuroi edhe trajneri i Vllaznisë Kolë Shiroka, i cili u shpall fitues në disiplinën e tij.

(Video)  Notarja e talentuar Viki Tafrruku e Vllaznisë duke marre trofeun si kampione e Maratonës së Sarandës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img